Në të gjithë vendin, do të ketë kthjellime e vranësira të shpeshta, kushte që vijojnë deri vonë pasdite, kur rrebeshe të izoluara shiu priten në veri dhe ekstremin jugperëndimor.
Mbrëmja dhe orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita, duke shënuar 38 gradë celsius.