Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Ja si bëhej plazh në vitet ’30 në Shqipëri dhe kush e ngriti kabinën e parë te Shkëmbi i Kavajës

9 vjet ago
in Kultura, Shqipëria
Ja si bëhej plazh në vitet ’30 në Shqipëri dhe kush e ngriti kabinën e parë te Shkëmbi i Kavajës

Në shtypin e viteve ’30 në Shqipëri, turizmi do të zinte një vend të veçantë. Në këtë periudhë nuk do të mungonin artikujt e reportazhet për potencialin turistik që kishte vendi, ashtu sikurse edhe këshillat për shqiptarët e atyre viteve. Në një prej artikujve të vitit 1932, gazetari dhe drejtuesi i “Minerva-s” Nebil Çika do të shkruante për bregdetin e Durrësit, duke sjellë një serë detajesh interesante. Artikulli analizon atë që ka ndodhur në një periudhë tre vjeçare në Durrës ku janë ndërtuar shtëpitë e para të drurit(kabinat) për pushues familjarë.

Kabina e parë e pushimit te Shkëmbi i Kavajës

Në artikull evidentohet se personi i parë që ngriti një kabinë pushimi në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës ishte Niko Lezo. Ky i fundit do të shkollohej në Francë e do të martohej me një franceze, për t’u  rikthyer sëbashku me familjen në Shqipëri. Lezo do të angazhohej në një serë aktivitetesh industriale si në ngritjen e centralit të parë elektrik të Tiranës apo të hapjes së lavanderisë së parë moderne të emërtuar “Pastërtija”.  Krahas biznesit, Lezo do të përfshihej edhe në politikë duke u zgjedhur deputet. Praktika e ndjekur nga Lezo do të ndiqej masivisht e sikurse shkruhet në artikull, në një periudhë tre vjeçare, në këtë zonë do të ndërtoheshin më shumë se 100 kabina druri për pushime bregdetare.

Në artikullin e tij, Çika evidenton se themeluesi i vërtetë i “këtij kryeqyteti veror” është gjenerali italian De Ghilardi i cili kishte këmbëngulur që rregullimi i bregdetit ku do të pushonte familja mbretërore dhe pjesëtarët e oborrit të ishte në zonën e Shkëmbit të Kavajës, edhe pse zona e Porto Romanos ishte alternativa e parë.

Artikulli është i pasur jo vetëm me figura e stil letrar, por edhe me detaje interesante e këshilla fotografike për mënyrën sesi duhet të visheshin gratë kur të shkonin në plazh.

Plazhi dhe problematika e “moralit”

Artikulli nuk lë jashtë vëmendjes atë që ndodh në plazh në ditët e pushimeve. “Ja c’është zallishteja popullore e Shkëmbit të Kavajës. Në vend të dëfrimeve, që të lodhin nervat, të plazheve evropiane, ne kemi thuaj një jerë shqiptare të qetësisë në të vetmin plazh t’onë. Një jetë familjare që nuk e kapërcen kufinë e intimitetit shtëpiak dhe atë të marrdhënjeve miqësore. Traditat shqiptare nuk vuajnë aspak. Secila familje brenda barakës së saj shijon përkdheljet e ajrit e të ujit, në qetësi e sekuritet të plotë. Përveç disa të rriturve keq, me edukatë joshqipëtare po kosmopolite e libertine, njerëzija venë e vijnë dhe shëtisin, lahen pa shëkuar rreth e rrotull, pa i këthyer sytë nga barakat e të tjerëve. Dhe jeta shkon me ëmbëlsi, pa çqetësime e turbullim” shkruhet në artikull.

Artikulli është shkruar në një kohë kur vendi ishte në fushatë elektorale, e cila nuk mbetet jashtë jetës së pushimeve.

Po ashtu, në artikull evidentohen problematika të cilat duken aktuale edhe në ditët e sotme. Në reportazhin e tij, Çika evidenton se në ditët e diela zona e plazhit tejmbushet me njerëz, çka krijon një atmosferë kaotike e të zhurmshme. Po ashtu, një problematikë është shërbimi që lë cilësisht për të dëshiruar. Ndërkohë, artikulli mbyllet me parashikimin se në të ardhmen në këtë zonë mund të ngrihet një hotel modern, por ..”i krypur nga çmimet”/scantv/

 

Tags: durreshistoriplazhvitet '30

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
Vetëvendosje: Lugina e Preshevës është prioriteti ynë

Vetëvendosje: Lugina e Preshevës është prioriteti ynë

Londër; 6 viktima e 50 të plagosur nga zjarri në gradaçelë

Londër; 6 viktima e 50 të plagosur nga zjarri në gradaçelë

Refuzohet kërkesa e ministres teknike për shkarkimin e Plarent Ndrecës

Refuzohet kërkesa e ministres teknike për shkarkimin e Plarent Ndrecës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com