Kur dëgjon fjalën “psikopat”, ju vijnë nëpër mend njerëz të rrezikshëm nga dramat e krimit dhe filmat e shumtë të Hollivudit. Sidoqoftë në botën reale ne ndeshim shumë njerëz të tillë, edhe pse ky devijim është shumë i rrallë – vetëm 1% e gjithë popullsisë së Tokës e ka atë.
Bright Side dhe një ekip psikologësh sugjerojnë të vëzhgoni disa shenja për të njohur më mirë veten dhe njerëzit e tjerë.
- Psikopatët janë ndryshe nga njerëzit e tjerë, sepse nuk kanë ndjenja, besim dhe tolerancë. Ata e përdorin dobësinë e dikujt tjetër. I lëndojnë njerëzit pa e menduar dy herë.
- Ndërkohë që njerëzit e tjerë manipulojnë dikë tjetër në mënyrë të pandërgjegjshme ose për të përfituar diçka, psikopatët e bëjnë sepse kjo u jep kënaqësi.
- Psikopatët shpesh bien në kundërshtim me veprimet e tyre. Ata mendojnë se gjërat që ata duan janë më të rëndësishme se gjërat që njerëzit e tjerë duan. Kurrë nuk përgjigjen për gabimet ose dështimet e tyre. Zgjedhin gjithnjë të fajësojnë të tjerët.
- Njerëzit e tillë janë narcistë në një mënyrë shumë të keqe. Ata ndihen më superiorë ndaj njerëzve për të cilët nuk kanë interes. Shpesh kjo është vetëm një iluzion. Megjithatë, nëse një psikopat ka vërtet talent, ata mund të arrijnë rezultate të pabesueshme.
- Të gënjyerit është shumë e thjeshtë për psikopatët. Ata nuk kanë vetëm dy fytyra – ata kanë shumë fytyra. Në shumicën e rasteve, veprimet e tyre nuk përputhen me fjalët që thonë. Ata gënjejnë dhe madje as nuk përpiqen ta fshehin.
- Psikopatët mund të jenë jashtëzakonisht simpatikë. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se kjo është një mashtrim. Ata mund të mbajnë një fjalim të mahnitshëm për 30 minuta dhe të gjithë do të dëgjojnë me interes. Por mos shpresoni për një bisedë të sinqertë.
- Këta lloj njerëzish mendojnë se rregullat e sjelljes, morali dhe ligjet janë të panevojshme. Nuk e kuptojnë qëllimin e ligjeve, kështu që vjedhin, thyejnë rregullat dhe mashtrojnë njerëzit e tjerë pa u ndjerë fajtorë.
- Psikopatët vazhdimisht kanë nevojë për emocione të reja në jetën e tyre. Ata janë të mërzitur dhe mund të ofendojnë njerëzit e tjerë ose të bëjnë gjëra të këqija ndërkohë që kërkojnë emocione të tilla. Atyre u pëlqen stresi. Adhurojnë sportet ekstreme.
- Shenjat e para të tyre vërehen në shkollë. Psikopatët zakonisht iniciojnë ngacmimet. Kur rriten, fillojnë të sulmojnë kolegët e tyre ose fqinjët. Njerëzit e butë janë viktimat e zakonshme të psikopatëve. Psikopatët gjithashtu sulmojnë njerëzit që i kanë zili.
- Të gjithë psikopatët ëndërrojnë të kenë fuqi. Dhe nuk ka të bëjë me pushtetin e drejtë. Ka të bëjë me autoritetin parazitar. Ata e duan të kontrollojnë çdo gjë, punësimin dhe shkarkimin e njerëzve vetëm në bazë të asaj që ata mendojnë, jo në fakte objektive. /Tirana Today/