Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ja pse kryqëzatat nuk ishin një “përplasje qytetërimesh”

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ja pse kryqëzatat nuk ishin një “përplasje qytetërimesh”

Shumëkush pretendon sot se kryqëzatat ishin një konflikt ndërmjet dy feve diametralisht të kundërta: Krishterimit dhe Islamit – një përplasje qytetërimesh. Ky është një gjykim mbizotërues, por a është i saktë? Kryqëzata e Parë (1095-1099) – ekspedita masive që marshoi nëpër Evropë dhe Lindjen e Mesme për të pushtuar Jerusalemin – nënvizon disa prej vështirësive që lidhen me këtë vlerësim të diskutueshëm.

Dëshmitë e lëna pas nga kryqtarët që përgatiteshin për udhëtim, përmendin vetëm në ndonjë rast termin ‘armik’, dhe më shumë e përqendrojnë vëmendjen e tyre në arritjen dhe pushtimin e Jerusalemit. Natyrisht, ata e dinin se arritja e këtij objektivi do të kërkonte luftë, por treguan pak interes në identitetin e armiqve të tyre, shpesh duke i etiketuar si “paganë” – në thelb, “jo të krishterë”.

Asokohe, Jeruzalemi ishte duke lëvizur vazhdimisht në epiqendrën e kulturës bashkëkohore fetare, dhe se qëllimi ishte të elektrizoheshin mijëra njerëz për t’u bërë pjesë e Kryqëzatës, dhe jo dëshira për të sulmuar një fe armike. Objektivat ushtarake të Papës, qenë disi më të përziera. Përveç Jeruzalemit, Papa Urbani II, donte që kalorësit e kryqëzatave të mbronin edhe Perandorinë e largët Bizantine – por kjo aspiratë duket se nuk ka rezonoi tek audienca e tij në të njëjtën mënyrë si mendimi për të mbërritur në Tokën e Shenjtë.

Të painformuar dhe të pa interesuar

Gjatë kryqëzatës, frankët (kryqtarët) u treguan të painformuar dhe të pa interesuar mbi besimin islam (ose “ligjin e Saraçenit” siç cilësohej në atë kohë). Ata e dinin se “Saraçenët” ishin jo të krishterë, dhe disa qenë paksa mëtë informuar për ndarjen islamit sunit dhe shiit, por rrallë më shumë sesa kaq. Disa mendonin gabimisht se myslimanët ishin politeistë.

Madje edhe shumë vite pas kryqëzatës, një shkrimtar perëndimor i shekullit XII-të, Ëilliam Malmesbury në librin e tij “Gesta Regum Anglorum”, e pa të nevojshme të shpjegonte se “Saraçenët” nuk praktikonin të njëjtën besim si paganët baltikë.

Me pak fjalë, Jerusalemi, dhe jo Islami, ishte objektivi, dhe ata dinin pak për këtë të fundit. Në fushatë, kundërshtarët kryesorë të kryqtarëve ishin turqit selxhukë. Turqit qenë fillimisht një popull kryesisht shamanist dhe nomad, që kishin emigruar nga rajoni i stepës në Azisë Qëndrore, për të pushtuar pjesën më të madhe të botës myslimane gjatë shekullit që i parapriu kryqëzatës. Ata kishin pushtuar Sirinë dhe Tokën e Shenjtë vetëm 20 vjet më parë.

Nga vitet 1090, turqit kishin filluar të konvertoheshin në fenë islame, por ruanin ende shumë elemente të besimeve të tyre të mëhershme. Gjatë kryqëzatës – dhe në dekadat e mëvonshme – vëzhguesit vunë në dukje se disa turq i varrosnin ende të vdekurit e tyre me shumë objekte, skalpet e armiqve të tyre dhe organizonin festa të mëdha me pije alkoolike.

Të gjitha këto zakone i pasqyronin traditat e mëparshme, dhe shumë nga këto dhe praktika të tjera qenë në kundërshtim me mësimet islame. Pra, turqit – kundërshtarët kryesorë të kryqtarëve – vështirë se ishin ithtarë të të Islamit, por në vend të kësaj ishin duke përjetuar një proces afatgjatë të tranzicionit fetar.

Pastaj, me konfliktin e përshkallëzuar, të shkaktuar nga përparimi i kryqëzatave në territorin turk, disa popuj lokalë u rebeluan kundër turqve. Ata përfshinin shumë bashkësi myslimane vendase, të cilët dëshironin të rrëzonin sunduesit e tyre turq. Dhe ndërsa disa qenë të përgatitur për të luftuar kundër kryqtarëve, shumë të tjerë mbetën të paanshëm, dhe disa sidomos pas kryqëzatës, kërkuan ndihmë nga kryqtarët (të cilën këta të fundit ishin të gatshëm ta ofronin). Disa fise beduine, filluan të bashkëpunojnë menjëherë me frankët pas Kryqëzatës së Parë. 

Akti përfundimtar

Akti përfundimtar i kryqëzatës ndodhi në 1099 me pushtimin e Jerusalemit nga Fatimidët (sundimtarët myslimanë shiitë të Egjiptit), pas një rrethimi të egër. Rënia e qytetit përfundoi me masakrimin e gjithë popullsisë së tij (rreth 3.000 njerëz u vranë, si myslimanë ashtu edhe hebrenj), çka u përshkrua haptazi nga autorët e saj si një akt i spastrimit fetar.

Ajo ngjarje është cilësuar prej kohësh si një provë e urrejtjes anti-islame të kryqtarëve. Megjithatë, ky lloj vlerësimi ka problemet e veta. Veprimet e kryqtarëve në Jerusalem, nuk pasqyrohen nga sjellja e tyre ndaj myslimanëve kudo tjetër. Ata kryen disa masakra përgjatë kryqëzatës.

Në Lindjen e Afërme, këto zakonisht ndodhën kur një qytet nuk pranonte të dorëzohej ndaj ushtrisë së tyre, dhe rrjedhimisht merrej përmes sulmit frontal. Thënë këtë, ata ishin gjithashtu të hapur në raste të tjera për veprime bashkëpunuese, dhe traktate me fuqitë jo të krishtera të Lindjes së Afërme.

Në fakt, që nga viti 1097, si Fatimidët ashtu edhe kryqtarët, kanë qenë duke u përpjekur për të lidhur një aleancë reciprokisht të dobishme kundër turqve. Vetëm kur këto bisedime u ndërprenë, kryqtarët filluan rrethimin e Jeruzalemit. Ata gjithashtu admiruan shumë nga udhëheqësit dhe luftëtarët armiq që hasën përballë, në tavolinën e negociatave apo në fushën e betejës, duke vënë në dukje fuqitë dhe virtytet e tyre.

Një dokument i kohës i titulluar “Gesta Francorum”, madje sugjeron që turqit dhe frankët mund të kenë qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Ngjan shumë më e mundur që masakra të ishte më e lidhur me idetë ideologjitë e kryqtarëve që rrethonin Jerusalemin, se sa me ndonjë ndjenjë specifike anti-islamike.

Sipas kësaj dëshmie, kryqtarët vlerësonin se çdo prani jo e krishterë brenda mureve të saj, qe shpirtërisht e papranueshme, por kjo nuk pengonte bashkëpunimin diku tjetër. Në këtë mënyrë, kryqëzata ishte me siguri një ngjarje e një brutaliteti të madh, megjithatë ajo e sfidon klasifikimin e thjeshtëzuar si një përplasje qytetërimesh.

Kryqtarët nuk ishin përgjithësisht të interesuar për myslimanët/islamin, përveç faktit të thjeshtë se ata ishin jo të krishterë. Ata ishin të përgatitur të bashkëpunonin me komunitetet myslimane, kur u shërbenin qëllimeve të tyre, dhe kundërshtarët e tyre kryesorë ishin vetëm pjesërisht të islamizuar.

Popullsia lokale e myslimanëve të rajonit, e pa veten të bllokuar midis dy pushtuesve (kryqëzatave dhe turqve), dhe u detyrua të merrte anë, ku shumë vendosnin t’i rezistonin turqve. Sot është në modë që Kryqëzata e Parë të cilësohet si një “përplasje qytetërimesh”, por në shekullin XI-të, realiteti ishte dukshëm më i nuancuar.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: “përplasje qytetërimesh”fetareishinislamiJerusalemikryqëzatatlufta

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Nëntor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Nëntor?

Shtypi i ditës, 25 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 25 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 25 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 25 nëntor 2017

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë
Aktualitet

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

by mirseda
22:56 | 27/08/2025
0

Detaje dhe përshkrime të frikshme – Si e regjistron Departamenti i Drejtësisë vrasjen brutale minutë pas minute...

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

22:47 | 27/08/2025
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

22:28 | 27/08/2025
Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

22:21 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com