Europa është në qendër të vëmendjes sa i përket futbollit dhe jo pa arsye, pasi në kampionatet etyre luajnë lojtarët më të mirë që janë në qarkullim. Edhe në aspektin e mbështetësve apo të tifozëve ultras gjithmonë çmimet u dedikohen më shumë atyre të klubeve evropiane. Janë tifogrupet e Dortmund, Napolit apo Celtic që janë më të zjarrtit dhe që e mbështesin ekipin e tyre në çdo ndeshje si në shtëpi dhe ato në transfertë. Edhe tifozeritë turke njihen për zhurmën dhe spektaklin që dhurojnë në shkallët e stadiumit.
http://www.dailymotion.com/video/x66arn4#tab_embed
Por xhiron e botës në internet po e bën videoja e tifozerisë së Raja Casablancas në Marok. Ata nuk janë të njohur në arenën ndërkombëtare, por mënyra dhe pasioni që mbështesin ekipin e zemrës është spektakolare. Përveç zhurmës dhe këngëve që i dedikojnë ekipit të tyre ata dhurojnë spektakël edhe me anë të fishekzjarrëve.
http://www.dailymotion.com/video/x66a3zb#tab_embed