Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ja kush është investitori më i madh i huaj në Shqipëri

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ja kush është investitori më i madh i huaj në Shqipëri

Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave për fluksin e investimeve të huaja direkte të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Nga ky shtet në periudhën janar-mars janë investuar 77 milionë euro, me një rënie prej 11.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por në trefishim në krahasim me tremujorin e fundit 2018.

Investitorët më të mëdhenj nga Holanda janë Statcraft (që ndonëse tashmë është norvegjez, Banka e regjistron si investim holandez), që ka ndërtuar dy hidrocentrale në lumin e Devollit (Moglica dhe Banja) dhe Shell, i cili po kërkon për naftë në zonën e Shpiragut. Për herë të parë që nga 2016-s, Zvicra nuk është më investitori kryesor. Flukset nga ky shtet, i cili regjistrohet si vendi kryesor nga vijnë investimet e gazsjellësit TAP ishin 67 milionë euro në tremujorin e parë 2019, me një rënie prej 37% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo tendencë reflekton faktin që gazsjellësi TAP është tashmë drejt përfundimit, teksa pritet të mbarojë tërësisht brenda 2019-s. TAP është investimi më i madh në vend, me një total prej rreth 1.5 miliardë eurosh, por më shumë se 90% e tij tashmë ka përfunduar. Investitori i tretë më i madh në vend ishte Austria, me 25 milionë euro në tremujorin e parë, i ndjekur nga Turqia me 19 milionë euro. Më pas renditet Italia, investimet nga e cila shënuan rritjen më të fortë në janar-,mars 2019 (me bazë vjetore), duke u shtuar me 15 milionë euro, nga negative, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në rënie ishin investimet nga Franca (-55%) me bazë vjetore në tremujorin e parë, sërish efekt i TAp si rrjedhojë e ngadalësimit të aktivitetit të kompanisë Spiecapag, një nënkontraktor i TAP me origjinë franceze. Investimet franceze ishin 12 mln euro në tremujorin e parë.

Zvicra, investitori më i madh sipas stokut

Që prej tremujorit të fundit 2018, Zvicra ka kaluar si investitori më i madh në vend, sipas stokut, çka nënkupton që në total në vite, investimet nga ky shtet kanë arritur në 1.37 miliardë euro (deri në fund të marsit 2019). Investimet nga Zvicra u rritën me shpejtësi që nga tremujori i dytë 2016, kur filloi ndërtimi i gazsjellësit TAP, teksa ky është shteti ku gazsjellësi ka zyrat qendrore, ndonëse investimet bëhen nga një konglomerat vendesh. Aksionerët e TAP janë britanikja BP (20%); SOCAR (20%) nga Azerbajxhani; Snam S.p.A. (20%) nga Italia; Fluxys (19%) nga Belgjika, Enagás (16%) nga Spanja dhe Axpo (5%) nga Zvicra.

Investitori i dytë më i madh në vite është Greqia, me një stok prej 1.14 miliardë eurosh, si rrjedhojë e investimeve në telekomunikacione dhe banka, por që prej disa vitesh janë në stanjacion. Në vend të tretë është Holanda, me një stok prej 1.1 miliardë eurosh, i ndjekur nga Kanadaja me 976 milionë euro (efekti i Bankers Petroleum, që tashmë u ka kaluar kinezëve), Italia (693 milionë euro), Turqia (578 milionë euro). /Monitor

Tags: Holandainvestitorshqiperizvicra

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Përplasjet në KZAZ, 3 në pranga e 3 në kërkim

Përplasjet në KZAZ, 3 në pranga e 3 në kërkim

Vendi në krizë, Basha takon sot Glover

Vendi në krizë, Basha takon sot Glover

“E vrava”, si e masakroi gruan pas dyshimeve për tradhti. E ndjera e kishte denoncuar para 7 viteve

"E vrava", si e masakroi gruan pas dyshimeve për tradhti. E ndjera e kishte denoncuar para 7 viteve

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com