Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ja kur do të rifillojë dialogu me Serbinë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Thaçi: Shumë shpejt do shpall datën e seancës konstituive

Ishte pikërisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili kohë më parë ka bërë paralajmërimin e formimit të një Grupi të Unitetit për bisedimet me palën serbe në Bruksel.

Por ky propozim i presidentit Thaçi nuk ishte pritur mirë nga njohës të çështjeve politike si dhe nga opozita.

Sipas presidencës, dialogu me Serbinë është futur në fazën përfundimtare dhe se ky është një zhvillim i mirë dhe i domosdoshëm për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

“Tani të gjitha palët e përfshira e kanë të qartë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë është futur në fazën e vet përfundimtare. Ky është një zhvillim i mirë dhe i domosdoshëm për perspektiven euro-atlantike të Kosovës dhe paqen e stabilitetin rajonal”, ka thënë Bekim Çollaku, Shefi i stafit të Presidentit Hashim Thaçi.

Madje, sipas tij, ishte pikërisht rëndësia e kësaj faze ajo që e bëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të kërkojë themelimin e Grupit të Unitetit.

“Pikërisht duke pasur në mendje rëndësinë e kësaj faze, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar themelimin e Grupit të Unitetit  i cili duhet të përbëhet nga elita politike dhe shoqëria civile kosovare. Kjo nënkupton se partitë e pozitës dhe opozitës dhe të gjitha ata që duan të ndihmojnë Kosovën në këtë proces dhe fazë përfundimtare, duhet të jenë të përshirë”, ka thënë Çollaku.

E një ndër pyetjet kryesore që janë bërë lidhur me themelimin e këtij Ekipi të Unitetit është pikërisht edhe koha e themelimit dhe fillimit të funksionimit.

Sipas Çollakut koha kur do të bëhet themelimi i këtij Ekipi është pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

“Ekipi i Unitetit do të themelohet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale sepse presidenti nuk ka dashur të interferoj me një temë kaq të rëndësishme deri sa nuk përmbyllet procesi zgjedhor.  Kjo është bërë duke marrë në konsideratë qëndrimet e ndryshme të partive politike për dialogun. Mirëpo një gjë është e sigurt, në tema të interesit nacional, të gjithë duhet të përfshihen. E dialogu me Serbinë imponon një gjë të tillë, gjithashtu”, ka shtuar Çollaku.

Gjithashtu, Çollaku është pyetur lidhur me deklaratën e përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini e cila ditë më parë ka theksuar se koha kur pritet të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi është pikërisht fundi i këtij viti apo muaji dhjetor.

“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politike të Jashtme dhe të Sigurisë, Frederica Mogherini e cila është edhe ndërmjetëse në këtë proces, me plotë të drejtë ka deklaruar se ky proces pritet te intensifikohet në muajt në vijim. Kjo pritet të ndodhë saktësisht sepse kjo është dinamika për të cilën jemi pajtuar në takimet paraprake të mbajtura në nivel të presidentëve të dy shteteve. Në ndërkohë, ne jemi duke punuar dhe ndërtuar platformën tone e cila pastaj do të mbështetet edhe nga Grupi i Unitetit”, ka thënë Çollaku, transmeton indeksi.

Ndërkohë Çollaku ka theksuar se përfundimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të hap një fazë shumë më dinamike për fazën përfundimtare të dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, Kosovë dhe Serbi.

Tags: DialogukosoverifillojëSerbinëThaci

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Inter dominon Milanon/ Icardi hat-trik në “Derby della Madonnina” (VIdeo)

Inter dominon Milanon/ Icardi hat-trik në “Derby della Madonnina” (VIdeo)

Shtypi i ditës, 16 tetor 2017

Shtypi i ditës, 16 tetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 16 tetor?

Çfarë ka ndodhur më 16 tetor?







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur
Bota

Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur

by mirseda
18:52 | 26/01/2026
0

Shtatë persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e rrëzimit të një avioni...

Flet miku i Krustitës për marrëdhënien me Kristin: Nuk e pëlqen, e njoh mjaft mirë!

Flet miku i Krustitës për marrëdhënien me Kristin: Nuk e pëlqen, e njoh mjaft mirë!

18:06 | 26/01/2026
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari nga Dibra

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari nga Dibra

17:46 | 26/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
Rogerti i përmend vdekjen e vëllait të Gjestit, Dj Gimbo i kthehet ashpër

Rogerti i përmend vdekjen e vëllait të Gjestit, Dj Gimbo i kthehet ashpër

17:25 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com