Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Ja cilat janë qarqet që shpenzojnë mbi 50% të buxhetit mujor vetëm për ushqime

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ja cilat janë qarqet që shpenzojnë mbi 50% të buxhetit mujor vetëm për ushqime

Berati, Dibra, Durrësi dhe Elbasani e rritën buxhetin e tyre mujor për ushqime me 2018 më shumë se vitet e tjera.

Sipas të dhënave të INSTAT në këto qarqe të vendit gati 50 për qind e shpenzimeve mujore shkuan për të plotësuar nevojat ushqimore. Kjo peshë e lartë e shpenzimeve për ushqime është një tregues i varfërisë në vend, ku pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për të siguruar mbijetesën.

Në vitin 2018 ushqimet zunë 44% të shpenzimeve mujore mesatare në shkallë kombëtare, njësoj me vitin e kaluar.

Në Berat 52.4 për qind e shpenzimeve mujore shkuan për ushqime, duke u rritur me gati 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Gjithashtu dibranët çuan më shumë se 51 për qind të buxhetit të tyre mujor për ushqime dhe po në këtë masë edhe durrsakët.

Gjithashtu Elbasani Fieri dhe Gjirokastra shpenzuan për ushqime më shumë se mesatarja kombëtare me mbi 47 për qind të buxhetit mujor.

Në Tiranë familjet çojnë 39.7 për qind të buxhetit për ushqime, niveli më i ulët në shkallë vendi pas Vlorës e cila çon vetëm 39.6% të buxhetit të saj për ushqime.

Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime.

Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me16.5%.
Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi. Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë./ Monitor

Tags: 50% të buxhetitQarqetshpenzojnëushqime

TË LIDHURA

Aktualitet

Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

13:57 | 11/02/2026
Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë
Aktualitet

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

13:53 | 11/02/2026
Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore
Aktualitet

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

13:46 | 11/02/2026
Next Post
Angli/ U kapën me mbi 30 kg kokainë, shqiptarët dënohen me 45 vite burg (Emrat)

Angli/ U kapën me mbi 30 kg kokainë, shqiptarët dënohen me 45 vite burg (Emrat)

Zgjedhjet/ Berisha paralajmëron Ramën: Do takosh ferrin më 30 qershor pa opozitën!

Tërmeti i frikshëm/ Berisha: Isha në shtëpi. Për çudi nuk...

Pse Rama dhe Basha janë të frikësuar nga Reforma Zgjedhore

Pse Rama dhe Basha janë të frikësuar nga Reforma Zgjedhore







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aktualitet

Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

by mirseda
13:57 | 11/02/2026
0

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj ka dhënë detaje mbi gjendjen e efektivëve të policisë të...

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

13:53 | 11/02/2026
Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

13:46 | 11/02/2026
Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

13:35 | 11/02/2026
Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

13:17 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com