Një bandë e krimit të organizuar e përbërë nga shqiptarë, e cila ishte kapur me mbi 100 mijë paund dhe mbi 30 kilogramë kokainë, ka dalë sot para gjykatës në Croydon.
Sipas mediave britanike, pjesë e kësaj organizate ishin 5 persona të cilët janë mësuar edhe me masat përkatëse të dënimit.
Bestar Karanxha, 30 vjeç, u deklarua fajtor për trafik të drogës të klasit A dhe u dënua këtë të martë më 24 shtator me 16 vjet burgim. Ai gjithashtu u burgos për 12 muaj për posedim të një identiteti të rreme dhe 12 muaj për posedim të një karte identiteti të fituar me mashtrim.
Adriatik Karanxha, 23 vjeç, u dënua në të njëjtën ditë me burgim nëntë vjet duke pranuar fajësinë për trafik droge të klasit A.
Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë dënuar gjithashtu për tregti të lëndëve narkotike, të cilët kanë pranuar fajësinë në gjykatë:
Hasan Mezini 23 vjeç, u burgos për tetë vjet.
Serxhio Omeri, 28 vjeç, dënua me tetë vjet burgim.
Akanto Prapaj, 32 vjeç, u dënua me burgim tre vjet e gjysmë.