Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ja çfarë pasqyruan gazetat evropiane për vizitën e Tramp

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ja çfarë pasqyruan gazetat evropiane për vizitën e Tramp

Reagimet e mediave evropiane, për vizitën e presidentit amerikan, nuk përkojnë fare me ato që thotë “Shtëpia e Bardhe”

Zyrtarët evropianë thonë se aleatët e transatlantikut nuk janë tani më të bashkuar se sa kur ishin para fitores së Donald Trump.

Në kryeqytetet kryesore evropiane, Berlin dhe Paris, nuk u fol fare për një vizitë të suksesshme në kontinent.

Gazeta belgjiane “Le Soir” kishte si titull në faqe të parë: “Trump shtyn me forcë aleatët”.

Gazeta financiare gjermane Handelsblatt i vuri atij nofkën “kryeharbuti”.

Evropianët patën shpresuar që vizita e zotit Trump të shënonte një lloj rikuperimi të marrëdhënies transatlantike, të vështirësuar nga zgjedhja e tij; ata prisnin që presidenti amerikan t’i shikonte zhvillimet botërore edhe nga këndvështrimi i tyre.

Por që nga Brukseli, e deri në Siçili, analistët thonë se pati “buzëqeshje të ngrira” dhe “mendime të ndryshme” për një numër çështjesh, si tregtia, imigracioni, sanksionet ndaj Rusisë dhe ndryshimet klimatike.

Gazeta franceze “Le Monde” shkruante: “Gjatë vizitës së tij të parë jashtë vendit, Presidenti Trump ju përmbajt linjës së tij “Amerika first”- Amerika e Para, duke refuzuar të merrte hapa për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës.”

Artikulli e gjykon të gabuar mungesën e një deklarate nga zoti Trump për të ritheksuar Artikullin e 5-të të NATO-s, që garanton ndihmë reciproke në rastin e një sulmi ndaj një vendi anëtar dhe për kërkesën e tij ndaj udhëheqësve evropianë për ndarjen e barrës së përbashkët financiare.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” publikoi një fotografi të takimit të Presidentit Trump me presidentin e ri francez Emmanuel Macron, ku të dy burrat duken duke shtrënguar duart si në një ndeshje mundjeje, një metaforë vizuale e udhëtimit evropian të presidentit amerikan. Komenti për fotografinë, ishte se të dy burrat i treguan forcën njëri tjetrit.

Media të tjera evropiane i kushtuan vëmendje të veçantë momentit kur zoti Trump e shtyu kryeministrin malazez Dusko Markovic, për të dalë në rresht të parë, gjatë fotografimit me udhëheqësit e NATO-s.

Ndërsa, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer deklaroi përmes rrjetit social “Twitter” se udhëtimi i parë jashtë vendit i Presidentit Donald Trump ishte  shumë i suksesshëm, ndërsa presidenti amerikan kishte marrë rrugën e kthimit pas “9 ditëve me shumë produktivitet”.

Tags: Donald TrumpevropianMediashtypiVizite

TË LIDHURA

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia
Bota

E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia

09:14 | 20/02/2026
Next Post
Trajtimi për rinitet alergjike

Trajtimi për rinitet alergjike

“Kutia e zezë” dhe misteri i ngjyrës portokalli

“Kutia e zezë” dhe misteri i ngjyrës portokalli

Dzeko, Këpuca e Artë e Serisë A

Dzeko, Këpuca e Artë e Serisë A







JU REKOMANDOJMË

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

09:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja
Aktualitet

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

by mirseda
10:15 | 20/02/2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për ndyrshim mase...

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

09:58 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com