Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ja arsyet pse demokracia nuk funksionon siç duhet

8 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ja arsyet pse demokracia nuk funksionon siç duhet

Është një fakt i gjithëpranuar se demokracia liberale, është sistemi më i keq politik i mundshëm – përveç të tjerëve që janë edhe më të këqij  (Uiston Çërçill). Lista e arsyeve që do të rendisim më poshtë, nuk synon të mbrojë tiraninë, por të shqyrtojë të metat dhe dështimet e procesit demokratik.

Ne si qënie nuk jemi të përsosura – dhe as qeveritë tona, pasi edhe ato drejtohen nga njerëzit. Është më e këshillueshme të jesh skeptik, madje edhe mbi vetë demokracinë. Tek e fundit, edhe Tomas Xheferson, një nga babalarët e demokracisë amerikane ishte i shqetësuar ndaj “tiranisë së masave”.

Barazia e mirëqenë për të gjithë

Një nga themelet e demokracisë, është supozimi se çdo votë është e barabartë. Por kjo është teoria, sepse në praktikë kjo është diçka e rrallë. Ajo supozon se të gjitha mendimet janë të njëjta, pasi ne po i japim të njëjtën vlerë opinioneve të qytetarëve të arsimuar dhe atyre të paditur, dhe qytetarëve që respektojnë ligjet.

Edhe nëse mendojmë se të gjithë njerëzit janë të krijuar si të barabartë, është e qartë se mjediset e tyre janë shumë të ndryshme – dhe për pasojë edhe karakteri i tyre. Duke supozuar që të gjitha mendimet janë të barabarta, ne supozojmë gjithashtu se shumica e njerëzve është në gjendje të marrë një vendim të arsyeshëm, pasi të shqyrtojë seriozisht të gjitha argumentet pro dhe kundër.

Populizmi

Një kritikë e zakonshme ndaj demokracisë, është se në fund ajo degradon në një garë popullariteti. Zgjedhjet nuk vendosin se kush ka të drejtë – ato diktohen nga cilido që është më shumë i gatshëm të thotë atë çka njerëzit duan të dëgjojnë. Për rrjedhojë, shumë kandidatë i drejtohen populizmit, duke ndjekur politika që përqendrohen tek kënaqja e menjëhershme e dëshirave të zgjedhësve, në vend të përmirësimeve afatgjata. Udhëheqësit populistë, përqëndrohen më shumë tek emocioni sesa tek arsyeja, tek “ndjenja e përbashkët” dhe jo mençuria akademike, çka shpesh prodhon ide të këqija që do të mbrohen me kokëfortësinë e një mushke, pavarësisht nëse janë të mira apo të këqija.

Mentaliteti fisnor

Le të jemi të sinqertë:njerëzimi nuk ka evoluar dhe aq shumë që nga Epoka e Gurit. Po, ne kemi zbutur forcat e natyrës, dhe zbuluar shumë gjëra – vetë interneti është një mjet i mrekullueshëm. Por natyra njerëzore mbetet pak e shumë e njëjtë. Ne ende mendojmë në terma fisnore, “populli im, kundër popullit tënd”. Quajeni luftë klasore, ksenofobi, nacionalizëm apo si të doni– fakt është se shumica prej nesh identifikohen me një grup apo një tjetër, dhe thuajse çdo grup ka aleanca apo armiqësi me grupime të tjera. Në një demokraci, mentaliteti fisnor është shumë i rrezikshëm, pasi do t’iu detyrojë të votoni “për ekipin tuaj”, në vend se të votoni sipas rëndësisë së kauzave.

Korrupsioni

Kjo nuk është një e metë speficike e demokracisë, dhe në fakt mund të argumentohet se demokracia ka më pak pirje ndaj korrupsionit sesa sistemet e tjera, pasi ajo të lë hapur mundësinë e largimit së dikujt nga detyra. Por kjo mundësi favorizon ndërkohë një lloj korrupsioni shumë të veçantë:nepotizmin dhe klientelizimin, që burojnë zakonisht nga shitja e votës në këmbim të favoreve personale.

Sundimi i turmave

Një demokraci e pakufizuar, do të thotë që shumica vendos mbi pakicën. Kjo e lë pakicën relativisht të pafuqishme – dhe sa më e vogël të jetë ajo, aq më pak pushtet ushtron. Kjo do të thotë se pakica më e vogël nga të gjitha – individi – është efektivisht i varur nga marrëveshja e tij me shumicën.

Për ta trajtuar këtë problem, demokracitë e pjekura kanë zhvilluar një sërë mekanizmash të kontrollit dhe balancës, në një përpjekje për të siguruar që kjo të mos ndodhë; kryesorja është ndarja e kompetencave shtetërore. Por kjo në fakt e bën një sistem më pak demokratik, pasi ndërhyn në parimin e “pushtetit të popullit”.

Llogaridhënia komplekse

Kur një diktaturë rrëzohet, është mjaft e lehtë të mbash dikë përgjegjës për çdo krim të kryer nga shteti. Sigurisht që kjo është më e lehtë sesa në një demokraci, pasi në këtë rast zyrtarët janë të zgjedhur nga populli. Nëse këta zyrtarë kanë kryer një krim në kundërshtim me platformën e tyre zyrtare dhe pa dijeninë e publikut, ky është thjesht faji i tyre, dhe jo i njerëzve që kanë votuar për ta. Por në qoftë se një kandidat mbron për kufizimin e të drejtave të njeriut për një pakicë, dhe pasi zgjidhet, e vë në zbatim planin e tij. . . a nuk janë edhe zgjedhësit e tij përgjegjës në një shkallë të caktuar?

Sekretet shtetërore

Të gjitha shtetet kanë sekretet e tyre të ndyra. Në një diktaturë ato mbahen të fshehta me lehtësi. Në një demokraci, që priret të mbështetet tek epërsia morale, kjo është diçka më e vështirë. Njerëzit kanë të drejtë të kenë informacion- të paktën në teori. Operacionet e fshehta dhe ato të spiunazhit, janë pjesë e punës së përditshme të shtetit, ndonjëherë për të mirën më të madhe (si p.sh kur policia depërton në një organizatë kriminale, për t’i nxjerrë para drejtësisë anëtarët e saj). Por efikasiteti i tyre shkon kundër transparencës. Një sistem i përkryer demokratik do të qe transparent, dhe si i tillë, nuk do të mund të kryhej në fakt asnjë operacion i fshehtë.

E thotë edhe matematika

Që një demokraci e pastër nuk mund të funksionojë, ky nuk është një mendim personal – ai është edhe rezultati matematikor i teoremës së pamundësisë së Arroë. Sipas kësaj teoreme, për sa kohë që ka më shumë se dy kandidatë, nuk ekziston asnjë sistem votimi i mundshëm që mund të sigurojë përmbushjen e tre kritereve thelbësore për ndershmëri:

  1. Nëse çdo zgjedhës preferon alternativën X mbi alternativën Y, atëherë grupi preferon X mbi Y.
  2. Nëse preferenca e çdo zgjedhësi midis X dhe Y mbetet e pandryshuar, atëherë preferenca e grupit midis X dhe Y, do të mbetet e tillë.
  3. Nuk ka asnjë “diktator”; asnjë votues të vetëm që të ketë fuqi të përcaktojë gjithmonë preferencën e grupit. Nëse këto kritere mbeten të papërmbushura, kjo fakt do të thotë që demokracia – të paktën në formën e saj më të pastër – nuk mund të funksionojë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: arsyetdemokraciakorrupsioniLlogaridhënia komplekseMentaliteti fisnornuk funksiononSekretet shtetëroreSundimi i turmave

TË LIDHURA

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Next Post
Çfarë ka ndodhur në 12 gusht?

Çfarë ka ndodhur në 12 gusht?

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi aksidenton për vdekje 53-vjeçarin

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi aksidenton për vdekje 53-vjeçarin

Aksidenti, PD: Rakipi, mik i Ramës. Po manipulohen provat

Aksidenti, PD: Rakipi, mik i Ramës. Po manipulohen provat

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com