Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Izraeli i përgjigjet Argjentinës: Nuk gjunjëzohemi përballë një tufe terroristësh

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Izraeli i përgjigjet Argjentinës: Nuk gjunjëzohemi përballë një tufe terroristësh

Anulimi i miqësores nga ana e Argjentinës ka irrituar të apoasionuarit e futbollit në Izrael, por edhe drejtuesit e lartë të shtetit. Kjo ndeshje u anulua nga ana e argjentinasve pasi kishin marrë kërcënime dhe ishin organizuar protesta nga palestinezët, teksa disa prej udhëheqësve të vendit hebre kanë akuzuar Lionel Messin dhe shokët e tij se janë dorëzuar përpara terrorizmit.Argjentina është një prej skuadrave kombëtare më popullore mes izraelitëve, e fansat po përpiqeshin të shfrytëzonin çdo rast për t’u takuar me Messin nga shumë pranë. “Në fund të fundit bënë gjënë e duhur. Kjo është për të mirën tonë”, tha sulmuesi argjentinas, Higuain. “Shëndeti dhe mirëkuptimi vijnë para së gjithash. Ne mendonim se nuk ishte e drejtë të shkonim atje”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i telefonoi presidentit argjentinas, Mauricio Macri për ta nxitur të ndërhynte e të mos dorëzohej. “Është fatkeqësi që ‘kalorësit’ e futbollit argjentinas nuk i rezistuan presionit të nxitësve të urrejtjes ndaj izraelitëve, objektivi kryesor i të cilëve është të dëmtojnë të drejtën tonë themelore për vetëmbrojtje dhe për të shkatërruar Izraelin”, tha ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman. “Ne nuk gjunjëzohemi përballë një tufe mbështetësish terroristë dhe antisemitë”.

https://tiranatoday.com/messi-sulmon-izraelin-nuk-luajme-kunder-njerezve-qe-vrasin-femije/

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin tha se ky ishte një mëngjes i trishtë për tifozët izraelitë të futbollit, përfshi edhe nipërit e tij. “Por, ka disa vlera që janë më të mëdha edhe sesa Messi. Politizimi i lëvizjes së argjentinasve më shqetëson tej mase”, tha ai. Ndërkohë, krerë të opozitës akuzojnë ministrin izraelit të Sporteve se e politizoi këtë shfaqje sportive, duke këmbëngulur ta zhvendoste zhvillimin e ndeshjes nga Haifa në Jerusalemin aq shumë të kontestuar.

Izraeli e pushtoi Jerusalemin Lindor gjatë luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë pjesë të qytetit në një lëvizje të panjohur ndërkombëtarisht. Izraeli e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytet të hebrenjve, ndërsa palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm palestinez.

Tags: ArgjentinësgjunjëzohemiIzraelipërballëpergjigjetterroristështufë

TË LIDHURA

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

22:20 | 14/04/2026
Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores
Sport

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

16:51 | 14/04/2026
Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores
Sport

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Next Post
Bushat, zbulohet qyteti ilir i para 2300 vjetësh

Bushat, zbulohet qyteti ilir i para 2300 vjetësh

Gazetari italian: Hysaj drejt Realit, Napoli kërkon ta shkëmbejë me…

Gazetari italian: Hysaj drejt Realit, Napoli kërkon ta shkëmbejë me...

Blendi Fevziu dhe Agron Llakaj drejt TCH, loja e Blushit sapo filloi

Blendi Fevziu dhe Agron Llakaj drejt TCH, loja e Blushit sapo filloi







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com