Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Izraeli përgatit plane për inkursion në Rripin e Gazës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Izraeli përgatit plane për inkursion në Rripin e Gazës

Komandantët ushtarakë të Izraelit kanë hartuar një plan beteje për një inkursion në Gazë dhe pritet ta paraqesin atë më vonë gjatë ditës së enjte. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (FMI)-së.

Gjatë një konference për shtyp për median lokale zëdhënësi i FMI-së Hidai Zilberman tha se ekzistojnë mundësitë për një inkursion tokësor.

FMI-ja ka dislokuar brigadat e këmbësorisë në kufirin me Gazën, së bashku me tanke dhe mjete ushtarake.

Vendimi për një pushtim të Rripit të Gazës, i cili kontrollohet nga grupi islamik i Hamasit, varet nga qeveria izraelite. Nëse jepet drita jeshile, kjo do të shënonte inkursionin e parë në këtë territor që nga viti 2014.

Të mërkurën në mbrëmje ushtria izraelite dhe luftëtarët palestinezë të Hamasit vazhduan shkëmbimet e raketave. Nga ana tjetër autoritetet izraelite njoftuan rreth një vale të re trazirash që përfshinë qytetet izraelite të cilat çuan në arrestimin e 400 personave. Të enjten militantët e Hamasit nisën një seri sulmesh me raketa ndaj Izraelit pas vrasjes në Gazë gjatë një sulmi ajror izraelit të një komandanti të lartë të grupit palestinez, Bassem Issa.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit deri të enjten herët në mëngjes numri i të vdekurve në Gazë nga sulmet me raketa arriti në 83 persona mes tyre 17 fëmijë. Organizatat bamirëse lokale thonë se disa prej të vdekurve në Gazë u shkaktuan nga raketat e Hamasit që nuk arritën të godasin objektivat izraelitë. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të enjten se 487 persona janë plagosur.

Autoritet izaraelite njoftuan se shtatë izraelitë janë vrarë, mes tyre një djalë gjashtë vjeçar.

OKB-ja ka paralajmëruar se konflikti, i cili nisi në mes të muajit prill me përplasjet në rrugët e Jeruzalemit, një qytet që si izraelitët ashtu edhe palestinezët e konsiderojnë si kryeqytetin e tyre, rrezikon “të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjerë, që do të përfshinte të gjitha kapacitetet ushtarake të palëve”.

Autoritetet izraelite kanë vendosur trupa shtesë policie në qytetet izraelite me popullsi të përzierë arabo-hebraike pas dy netë përleshjesh në qytetet e Haifa-s, Acre-s, Ramle-s dhe Lod-t, ku u dogjën tre sinagoga. Televizionet izraele transmetuan pamje të drejtpërdrejta në mbrëmje të një turme hebrejsh tek rrihnin në një zone afër Tel Avivit drejtuesin e një automjeti me origjinë arabe. Presidenti izraelit Reuven Rivlin u bëri thirrje izraelitëve që të ndalnin atë që e quajti marrëzi.

Nën drejtimin e Presidentit të SHBA-së Joe Biden, disa udhëheqës të huaj po vazhdojnë përpjekjet për të bindur palët për të ulur tensionet. Të mërkurën në mbrëmje Presidenti Biden zhvilloi një bisedë me udhëheqësin izraelit Binyamin Netanyahu. Ai tha se Izraeli “kishte të drejtë të mbrohej”, por shtoi se “prishmëritë dhe shpresa e tij janë që kjo situatë të marrë fund sa më parë”./VOA/

Tags: IzraeliluftePalestina

TË LIDHURA

Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë
Bota

Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë

17:20 | 18/02/2026
Gjenevë, takim sekret Rusi-Ukrainë pas bisedimeve për paqen
Bota

Gjenevë, takim sekret Rusi-Ukrainë pas bisedimeve për paqen

16:53 | 18/02/2026
Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale
Bota

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

09:34 | 18/02/2026
Next Post
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Bilanci i Covid-19: 45 raste të reja dhe 3 viktima

Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-covid

Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-covid

Elon Musk nuk do të pranojë më bitcoin për blerjen e makinave ‘Tesla’

Elon Musk nuk do të pranojë më bitcoin për blerjen e makinave 'Tesla'







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet
Politikë

Salianji: Berisha të dorëhiqet, e ka në statut! Nuk më keqpërdor dot as ai, as Rama

by mirseda
19:02 | 18/02/2026
0

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar me tone kritike sot nga Berati, lidhur me situatën brenda...

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

18:47 | 18/02/2026
Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri

Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri

18:28 | 18/02/2026
Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

18:00 | 18/02/2026
Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

17:53 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com