Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Izolim 1 vit për të fortët në burgje, ja kur do të takohen me bashkëshortet

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Izolim 1 vit për të fortët në burgje, ja kur do të takohen me bashkëshortet

Komisioni i Ligjeve miratoi dje paketën shtrënguese për personat që kanë kryer krime të rënda si organizatë kriminale dhe vuajnë dënimet në burgje.

Ky ligj parashikon të prekë rreth 150 të burgosur. Për të prezantuar nismën e qeverisë, e pranishme në Komision ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila theksoi se miratimi i këtij ligji është i nevojshëm.

“Nga puna operative e organeve ligjzbatuese dhe Policisë rezulton se elementët kriminalë që vuajnë dënimin në burgje vijojnë të ruajnë lidhjet e tyre me jashtë”, u shpreh ministrja.

PROJEKTLIGJI

Masat e projektligjit parashikojnë që nga kufizimi i takimeve një herë në muaj, deri te kufizimi i ajrosjes së të burgosurve. Në projektligj parashikohet se do të lejohet një takim familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video.

“Me termin ‘familjarë’ nënkuptohen të paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit. Në raste të jashtëzakonshme, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, kryhet me propozimin e drejtorit të institucionit dhe me miratimin e ministrit të Drejtësisë. Ndërsa për personat e paraburgosur, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët kryhet vetëm me miratimin e prokurorit. Krahas kësaj, kufizimi parashikon se në rastet e mospasjes së takimeve, do të lejohet një telefonatë në muaj, me kohëzgjatje maksimale 10 minuta, e cila do të regjistrohet.

Kryerja e kësaj telefonate do të bëhet vetëm me vendim të arsyetuar të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, kurse për personat e paraburgosur, ajo autorizohet me vendim të arsyetuar të prokurorit”, theksohet në nismën ligjore.

Projektligji përcakton edhe ndalimin e përdorimit të vlerave monetare, sendeve dhe objekteve që mund të marrë i dënuari ose i paraburgosuri nga jashtë, si edhe kontrollin e korrespondencës. Masa tjetër që është parashikuar është edhe reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura për këtë kategori të burgosurish ose personash që janë në hetim dhe nën masën e arrestit me burg.

Në projektligj thuhet se reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura do të jetë më i kufizuar për këta persona, por jo më pak se një orë në ditë. Këta persona do të jenë gjithashtu të përjashtuar nga organet përfaqësuese të të dënuarve apo të paraburgosurve. Këto masa shtrënguese do të aplikohen për një vit për këta persona, duke i lënë të drejtën ministrit të Drejtësisë që ta zgjasë afatin edhe për më shumë./Panorama/

Tags: 1 vitbashkëshortetizolimligjitakohen

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi
Aktualitet

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Mogerini: Ballkani problematik, por me potencial të madh

Tarifa doganore ndaj Serbisë/ Mogherini ‘preson’ Thaçit: Kini parasysh integrimin e Kosovës

Mot i acartë, ja sa do të variojnë temperaturat

Mot i acartë, ja sa do të variojnë temperaturat

Aksident i rëndë tek ura në Maliq, makina bie në lumë

Aksident i rëndë tek ura në Maliq, makina bie në lumë







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

by mirseda
14:25 | 12/03/2026
0

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e...

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

12:54 | 12/03/2026
Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

12:52 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com