Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Iu pret dajaku i Edi Ramës”, Basha: I mbyllur në bunker, foli për ARMO-n

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Iu pret dajaku i Edi Ramës”, Basha: I mbyllur në bunker, foli për ARMO-n

Në takimin me degën 11 të Laprakës, në Tiranë, Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, tregoi gjendjen e rëndë ekonomike duke iu referuar historisë së dhimbshme publike të një babai, i cili ditën që nuk kishte gjetur punë tek “Ushtari i Panjohur”, kishte shitur gjak për të blerë bukën e fëmijëve.

“Gjendja e atij kryefamiljari është gjendja e mijëra prindërve shqiptarë, e 290 mijë shqiptarëve. Mjerim absolut. Nuk arrijnë dot të blejnë bukën e gojës për fëmijët e tyre. Po si mund t’i thotë vetes kryeministër, që shikon këtë gjendje dhe e zgjidh qesen, për çfarë? Për 400 milionë lek makina,”– u shpreh Basha.

Basha tha se në këtë situatë mjerimi për 300 mijë familje, qeveria u fal inceneratorëve miliona euro, 5.2 milionë vetëm për fabrikën e plehrave në zonën e Fierit, kundër të cilës po protestojnë banorët.

“Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall. Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gje dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri,”- tha Basha.

Basha vuri në dukje se rasti i ARMO-s është modeli i korrupsionit flagrant të Edi Ramës, për videokonferencën e të cilit tha se ishte “mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve”.

“50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysmë 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre,”– u shpreh Basha.

Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protest si rruga e vetme për t’i dhënë vetes mundësinë për t’u drejtuar nga një qeveri që prioritet ka qytetarët dhe jo hajdutët e kriminelët.

“Kini besim tek forca juaj. Ky ishte futur në bunker që sot, nga 1200 naftëtarë, imagjinoni 12 mijë, 120 mijë protestues në shesh. Kjo është! Pra, forca e protestës, mesazhi i protestës është, pjesëmarrja. Dhe mesazhi është ky: Nuk je më kryeministër!”- theksoi Basha.

Kreu i Partisë Demokatike tha se varfëria dhe çdo padrejtësi e shqiptarëve e kanë burimin tek blerja e pushtetit nëpërmjet krimit. Basha u shpreh se kjo u provua më 25 qershor, ku u verifikua se zgjidhjet hibride nuk funksionojnë, prandaj largimi i Edi Ramës është garancia e vetme për shkatërrimin e aleancës së pushtetit me krimin.

Tags: ARMO-nbashabunkerdajakuEdi Ramësfolimbyllurpret

TË LIDHURA

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale
Kryesore

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari
Aktualitet

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

17:03 | 09/03/2026
Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira
Politikë

Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

16:21 | 09/03/2026
Next Post
Video/ Porosia e babait përlot këngëtaren në emision

Video/ Porosia e babait përlot këngëtaren në emision

KLP dhe KLGJ/PD nxjerr emrat: 5 kandidatët që nuk përmbushin kriteret

KLP dhe KLGJ/PD nxjerr emrat: 5 kandidatët që nuk përmbushin kriteret

Gjermania kuron pacientët e saj me kanabis

Gjermania kuron pacientët e saj me kanabis







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël
Showbizz

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

by mirseda
18:32 | 09/03/2026
0

ScreenshotDy motrat e njohura të Megi Pojanit, Ina Pojani dhe Marsi Pojani, kanë...

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Pas Kroacisë, Hungaria vendos mbrojtje për çmimin e karburanteve nga lufta në Lindjen e Mesme

Pas Kroacisë, Hungaria vendos mbrojtje për çmimin e karburanteve nga lufta në Lindjen e Mesme

18:15 | 09/03/2026
Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet

Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet

17:41 | 09/03/2026
NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

17:17 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com