Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. 22-vjeçari, baba i një vajze dy vjeçare mësohet se po kthehej nga puna, kur ka pësuar aksidentin me motor.
Aksidenti me pasojë jetën ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, afër Ankonas.
Burimet bëjnë me dije se shqiptari po kthehej me motor, pasi kishte punuar deri në 2 pas mesnate në restorantin ku shërbente si kamarier.