Musine Kokalari, si shkrimtarja e parë shqiptare, një disidente e njohur dhe një ndër personalitetet më prestigjioze të rezistencës kundër regjimi komunist në Shqipëri përkujtohet ditën e sotme me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj.
Në aktivitetin përkujtimor të kësaj figure të shquar, pritet të ketë diskutime të rëndësishme, të cilat priten të hedhin dritë mbi jetën e saj artistike. Libri autobiografik “Jeta ime Universitare”, e shkruar nga Kokalari në vitet 1940-1942 do të prezantohet në qytetin e Romës në Itali për nder të punës dhe veprës së shkrimtares së jashtëzakonshme Musine Kokalarit.
Pjesë nga jeta dhe vepra e Musine Kokalarit:
Musine Kokalari ka lundur me 10 shkurt në Turqi në vitin 1917 në Adanë të Turqisë. Ndërsa në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset të jetojë në qytetin e Gjirokastrës, ku kreu shkollën fillore. Ndërsa në vitin 1930, familja e saj zhvendoset për në Tiranë. Në 1938 Kokalari ishte në Romë për t’u diplomuar në letra në La Sapienza.
Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë” Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth Vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”.
Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martiri i Demokracisë”.