Marc Marquez është njeriu më i urryer nga tifozët e MotoGP në Itali dhe kjo ka shumë arsye. Ishte e qartë që pilotit kampion bote nuk do ti rezervohej ndonjë pritje e mirë, por duket se fansat italianë e kanë tepruar.Të paktën duke parë fotot që kanë postuar në rrjetet sociale, ku është improvizuar një varr me datën e lindjes dhe atë të vdekjes së pilotit të Hondës (dita e nesërme, 3 qershor). Një gjest aspak i këndshëm, që ka krijuar mjaft polemika, pasi varri që është improvizuar është bërë në zonën pranë pistës së Mugello, ku do të zhvillohet gara e nesërme.