Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Italia po bie në duart e fashistëve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Italia po bie në duart e fashistëve

Nga Rula Jebreal “The Guardian”/Italia, atdheu i adoptuar nga unë prej një çerek shekulli – toka e Mikelanxhelos dhe Galileos, Verdit dhe Puçinit, Bertoluçit dhe Pazolinit, Primo Levit dhe Elena Ferrantes – është sot e pushtuar nga një tërbim i dhunshëm, që kërcënon të shkatërrojë gjithçka, për të cilën ajo është admiruar universalisht.

Në vitin 1993 mbërrita në Bolonjë si studente, duke shpresuar se kisha lënë pas vetes konfliktin e përjetshëm në të cilin kisha lindur, si një qytetare palestineze e Izraelit. Ishte “qyteti i ndritshëm mbi një kodër”.

Nga rrënojat e një të kaluare brutale fashiste, Italia e kishte rindërtuar veten si një demokraci e lulëzuar, duke e zënë vendin e saj në një Evropë të gjallë dhe progresive, ku përqafimi i hapur i zgjidhjes së konflikteve më frymëzonte.

E shndërrova Italinë në shtëpinë time, u bëra qytetare dhe nënë e një fëmije italian. Megjithatë, sot, edhe pse jetoj në Itali prej 25 vjetësh, kur dal në televizionet italiane për të diskutuar çështjet e emigracionit dhe të drejtat e pakicave, marr më shumë kërcënime me vdekje dhe përdhunim, se sa kur shfaqem në CNN, për të denoncuar racizmin e Presidentit Trump.

Dhe ky kërcënim po bëhet gjithnjë e më shumë vrastar, për ata që nuk konsiderohen “të pastër në aspektin racor”, nga parti politike që pritet të ngjiten në pushtet në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.

Mateo Salvini, kreu i Lega Nord të ekstremit të djathtë, e ka akuzuar Partinë Demokratike për “përmbytjen” e Italisë me emigrantë që zëvendësojnë punëtorët italianë, duke e transformuar kështu kombin në një kamp gjigant refugjatësh.

Ai deklaron se emigrantët sjellin në Itali drogë, vjedhje dhe dhunë. Fundjavën e kaluar, ndikimi i këtij gjuhe urrejtjeje u bë më se i qartë, me një sulm terrorist në Maçerata të Italisë Qendrore.

Një person i armatosur, i quajtur Luka Traini, 28 vjeç, ish-kandidat i Lega Nord në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, shëtiti për dy orë më radhë nëpër qytet me makinën e tij, me sa duket duke kërkuar njerëzit me ngjyrë.

Gjashtë persona u plagosën para se Traini të arrestohej, duke kryer përshëndetjen fashiste para se policia ta vinte në pranga. Në shtëpinë e tij, oficerët gjetën një kopje të librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit dhe një flamur me kryqin kelt, një simbol i përdorur shpesh nga partitë e ekstremit të djathtë.

Megjithatë, aspekti më i frikshme në lidhje me ngjarjen në Maçerata, janë pikëpamjet e Trainit. Lega Nord, ka formuar një koalicion me një tjetër parti anti-emigrante të ekstremit të djathtë, Fratelli D’Italia, si dhe me ish-kryeministrin e poshtëruar Silvio Berluskoni. Ky bllok, pritet të fitojë zgjedhjet e 4 marsit.

Berluskoni dhe aleatët e tij, kanë inkurajuar ndër vite urrejtjen ndaj të huajve, duke i demonizuar këta të fundit, dhe duke krijuar një situatë në të cilën dhuna kundër tyre duket e pashmangshme. Berluskoni, një manjat i medias, që e ka quajtur Islamin “një fe inferiore”, i përdor rrjetet e tij televizive për të nxitur frikën dhe urrejtjen ndaj të huajve.

Televizioni i tij “Rete4”, ka një rubrikë të përjavshme të quajtur “Kolona e Pestë”, që raporton krimet e kryera nga emigrantët.

Kur fola si e ftuar ne emisionin ”Piazza Pulita” na televizonin Sette, në favor të një projektligji, që bënte thirrje që fëmijët e lindur në Itali nga prindër emigrantë, t’u jepet automatikisht shtetësia italiane – siç është e zakonshme në demokracitë perëndimore – gazeta kryesore e Berluskonit “Il Giornale” postoi foton time në faqen e saj të pare, duke më etiketuar “Talibane”.

Kjo do të ishte qesharake, në rast se nuk do të ishte aq e rrezikshme. Italia dërgoi trupa për t’u bashkuar me misionin e NATO-s në Afganistan; dhe të quash dikë Taliban, do të thotë ta konsiderosh atë një armik, që duhet trajtuar në mënyrë të dhunshme.

Agjenda politike e koalicionit të mbështetur nga Berluskoni është kundër emigrantëve, duke mbrojtur atë që e quan një “racë të pastër”.

Një nga kandidatët e tij, Atilio Fontana, ka thënë se të gjithë emigrantët kërcënojnë mbijetesën e “racës së bardhë”. Ai madje mburrej në gazetën kryesore italiane “Corriere della Sera”, se pikëpamjet raciste kishin nxitur rritjen e popullaritetit të tij.

Urrejtja vrastare, nxorri në rrugë ekstremistin e armatosur nga politikanët e paskrupullt. Në vend se të merrte në mbrojtje emigrantët e shënjestruar në incidentin e Maçeratas, Berluskoni i akuzoi viktimat. Emigrantët janë sipas tij ”një minë sociale me sahat, e gatshme të shpërthejë”, duke premtuar se nëse zgjidhet kryeministër ai do të dëbojë 600-630 mijë emigrantë nga Italia.

Dhe partneri i tij në koalicion, Mateo Salvini, duket se shfajëson personin e armatosur, duke fajësuar politikanët e majtë, “të cilët e përmbytën Italinë me emigrantë”.

Në fakt, motivet e Trainit, duket se përputhen me ato të udhëheqësit të partisë së tij:ai gjuajti armë jo vetëm mbi emigrantët, por edhe mbi zyrat lokale të Partisë Demokratike.

Fashizmi është gjallë dhe shëndoshë e mirë në Itali, dhe po rritet përditë e më shumë. Traini mund të ketë tërhequr këmbëzën, por zhurma e të shtënave të tij ishte frymëzuar nga politikanët kryesorë të së djathtës, të udhëhequr nga Berluskoni, të cilët përpiqen të mbulojnë dështimin e tyre për t’iu ofruar një perspektivë më të mirë ekonomike italianëve, me anë të nxitjes së urrejtjes.

Sulmi i Maçeratës nuk është aspak një shmangie. Ai është produkt i një diskursi gjithnjë e më të egër diskriminues dhe racist, që po e shndërron një kulturë të ngrohtë, të gjallë dhe të hapur, në një përzierje toksike të frikës dhe urrejtjes. Mirupafshim, vendi im i bukur!

 PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BieduartfashistëveItalia

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Video/ Protestuesit i sulen Bushatit: Me Kotzias, fole për sufllaqe, apo për xaxiqin?

Video/ Protestuesit i sulen Bushatit: Me Kotzias, fole për sufllaqe, apo për xaxiqin?

“Nuk do i shpëtoni Vettingut”, Rama paralajmëron opozitën. Shpërthen Berisha

LSI: Strategjia e zezë e Ramës për riciklimin e plehrave në Shqipëri

Mjekë specialistë nga Tirana në rrethe, Rama: Prisni deri në vitin 2019

Mjekë specialistë nga Tirana në rrethe, Rama: Prisni deri në vitin 2019







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com