Një 34-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohet se vodhi një smartphone në një qendër tregtare “Acquario” në Vignate.
Mësohet se shqiptari i hoqi pajisjes elektronike pllakatin anti-vjedhje dhe tentoi ta kalonte kasën pa paguar. Mësohet se telefoni kushtonte 240 euro.
Ndalimi i tij u bë i mundur nga një roje sigurie që njoftoi menjëherë policinë, e cila ia dorëzoi përsëri menaxherit të dyqanit.