Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Itali/ Dyshime nëse karantina po e bllokon koronavirusin, por s’ka asnjë plan B

6 vjet ago
in Editorial - Opinione
Itali/ Dyshime nëse karantina po e bllokon koronavirusin, por s’ka asnjë plan B

Nga: Barbie Latza Nadeau & Valentina Di Donato “CNN”

Italia po hyn në javën e katërt të krizës më të rëndë kombëtare, që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 60 milion njerëz, po jetojnë nën një karantinë gjigante gjithnjë e më të padurueshme. Dyqanet që mbeten të hapura po mbyllen tashmë më herët, dhe policia po patrullon në një numër gjithnjë e më të madh, duke gjobitur familjet që kanë dalë të shëtisin, dhe duke siguruar që askush të mos jetë rrugëve pa një arsye të vlefshme.

Pavarësisht masave të forta kufizuese, numri i rasteve të reja në vend po rritet me një normë prej rreth 3.500 ose më shumë çdo ditë, ndërsa numri i të vdekurve po arrin në 3 mijë.

Përqendrimi më i madh i rasteve është në veri të vendit, ku të vdekurit po grumbullohen për t’u varrosur, pasi shërbimet funerale normale janë rreptësisht të ndaluara.

Pacientë me koronavirus, janë aq shumë sa rreshtohen korridoreve të spitaleve publike. Mjekët dhe infermierët janë duke u infektuar, për shkak të mungesës së një mbrojtjeje të duhur.

Shumë njerëz pyesin se si dhe kur do të marrë fund ky makth, dhe nëse ia vlen vërtetë kostoja e madhe ekonomike e bllokimit të thuajse gjithçkaje.

Ka në fakt disa shenja inkurajuese, se numri i rasteve të reja në vatrën e infeksionit në veri të Italisë mund të jetë duke rënë. Por ekspertët thonë se është ende shumë shpejt, që kjo të konsiderohet si një prirje e besueshme. Në gjithë Italinë, ka më shumë 2.000 njerëz të shtruar në repartet e kujdesit intensiv.

Shumica janë përqendruar në Lombardi, ku shpërtheu epidemia më 23 shkurt. Por shumë ekspertë frikësohen se do të ketë vatra të reja më tej në jug, ku infrastruktura shëndetësore është më e dobët, dhe ku ka më pak njerëz që po respektojnë masat e rrepta të karantinës.

Policia ka gjobitur deri tani më shumë se 200.000 njerëz në të gjithë vendin, dhe ka premtuar të gjobisë shumë më tepër duke nisur që nga fundjava që vjen, nëse njerëzit vazhdojnë që të shkelin kufizimet.

Dr. Xhorxho Palu, ish-presidenti i Shoqatës Evropiane dhe Italiane të Virologjisë, dhe profesor i virologjisë dhe mikrobiologjisë në Universitetin e Padovës, thotë për CNN se shpresoi të shihte shenjat e para të një ndryshimi, pas pak më shumë se një jave bllokimi mbarëkombëtar, por kjo gjë nuk po ndodh ende.

Palu tha se gjykuar nga numri i rasteve të reja, pjerrësia e kurbës është ende në rritje, duke e bërë gati të pamundur parashikimin, se kur bllokimi do të nisë të japë përfitime të dukshme. Por nga ana tjetër, ai beson se nuk ka asnjë alternativë tjetër ndaj karantinës, për aq kohë sa të gjithë bashkëpunojnë me të, dhe se të drejtat e qytetarëve nuk mund të tejkalojnë sigurinë e shëndetit publik.

Eksperti italian, beson se kufizimet duhet të ishin të më të gjera dhe më të rrepta që kohë më parë, në vend se të fokusoheshin fillimisht vetëm tek 11 bashkësitë e vendosura në zonën e kuqe.

“Ne duhet të kishim bërë më shumë teste diagnostikuese në Lombardi, ku kishte një vatër të madhe. Nuk ka kuptim të shkosh në supermarket një herë në javë. Duhet të kufizosh kohën tënde, izolimi është gjëja kryesore”, thekson ai.

Ai thotë se qeveria italiane ishte në fillim e mefshtë. “Pati në fillim një propozim për të izoluar njerëzit ,që vinin nga epiqendra e virusit në Kina. Pastaj u konsiderua si raciste, por në fakt ata ishin njerëz që vinin nga vatra e epidemisë. Dhe kjo gjë na çoi drejt katastrofës aktuale”, shton ajo.

Ndërkohë dr. Alesandro Grimaldi, drejtor i sëmundjes infektive në Spitalin Salvatore në L’Aquila, thotë se pa pasur më shumë burime në dispozicion, mjekët do ta kenë të vështirë të vazhdojnë të luftojnë më tej virusin.

“Ne mjekët, jemi ushtarë që luftojmë për vendin tonë. Nëse ne mund t’i japim fund epidemisë këtu në Itali, mund të ndalim epideminë në Evropë dhe botë”- thotë ai.

Alesandro Vergalo, specialist i anestezisë dhe kujdes intensiv, tha se Bashkimi Evropian e vonoi reagimin e tij për të kursyer ekonominë. “Unë mendoj se institucione të ndryshme të BE-së, kishin frikë se dëmi i ekonomisë evropiane, do të ishte më i madh se ai i shkaktuar nga koronavirusi. Tani të gjithë jemi duke paguar kostot, jo vetëm në Itali, por edhe vendet e tjera evropiane. Një kosto të madhe njerëzore dhe ekonomike”, thotë ai.

Karantina ka dhënë efekte kapilarenë gjithë strukturën e shoqërisë italiane. Njerëzit janë në ankth dhe ekonomia është në krizë. Pashka, që tradicionalisht nis sezonin turistik në të gjithë vendin, është anuluar, duke i kushtuar rëndë bizneseve të vogla dhe të mesme.

Shumë prej tyre, kanë thënë tashmë se nuk do të happen më kurrë. Ndërsa njerëzit nuk kanë mundësi të shlyejnë kreditë, personale apo të biznesit, bankat do të kenë nevojë për ndihmë, dhe efekti domino i kësaj krize historike do të zgjasë shumë.

TIRANA TODAY

Tags: Alesandro GrimaldiitalikinakoronaviruslombardimjeketXhorxho Palu

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Prishja e koalicionit, Isa Mustafa takohet me Ramush Haradinajn

Prishja e koalicionit, Isa Mustafa takohet me Ramush Haradinajn

A mund të prekemi dy herë nga koronavirusi? Ç’thonë ekspertët

A mund të prekemi dy herë nga koronavirusi? Ç’thonë ekspertët

Kur do të mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së për mocionin e mosbesimit

Kur do të mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së për mocionin e mosbesimit







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com