Pas identifikimit të dy të rinjve të cilët humbën jetën në Xhenova të Italisë, një reagim është përcjellë nga ambasada shqiptare në Itali. Ambasada konfirmon vdekjen e dy shqiptarëve, dhe thotë se është në dispozicion të të afërmve.
https://tiranatoday.com/konfirmohet-vdekja-e-shqiptarit-te-dyte-u-nxoren-nga-rrenojat-ne-syte-e-familjareve/
“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova.
Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave, ambasada është në dispozicion të të afërmve për të gjithë asistencën e nevojshme”, deklaron ambasada.
37 viktima janë të konfirmuar deri tani në tragjedinë e ndodhur dje në Xhenova, ku u shemb ura Morandi, pjesë e autostradës A10. Mediat italiane kanë publikuar sot një listë të viktimave.