Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ismail Qemali, “Skënderbeu i dytë” i shqiptarëve

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ismail Qemali, “Skënderbeu i dytë” i shqiptarëve

Akti i shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912, ishte një kurorëzim i përpjekjeve shumëvjeçare të Ismail Qemalit. Plaku flokëbardhë i Vlorës, nuk e prishi befas rehatinë e tij në Stamboll, pas një karriere të gjatë nën Perandorinë Osmane, për të përfituar nga situata dhe të kërkonte lavdinë.

Që në vitin 1865, kur ishte vetëm 19-vjeç dhe punonte si përthyes në Ministrinë e Jashtme të Perandorisë, krijoi bashkë me rilindësin Konstandin Kristoforidhin “Klubin e Stambollit”, një grupim intelektualësh shqiptarë që nisën të hidhnin bazat e autonomisë së Shqipërisë.

Në vitin 1877, veprimtaria e tij gjurmohet nga autoritetet, dhe Qemali internohet për 7 vjet në Kytahja të Anadollit.

Pas rehabilitimit vazhdoi karrierën në nivele të larta, duke u emëruar deri edhe këshilltar personal i sulltan Avdyl Hamitit në vitet 1892-1900, një periudhë që e ndihmoi të njihte mirë perandorinë, por edhe diplomacinë ndërkombëtare.

Më 1908-ën, zgjidhet deputet i rrethit të Beratit, por ishte në fakt përfaqësues i gjithë Shqipërisë në parlamentin osman.

Pak vite para shpalljes së pavarësisë, Ismail Qemali e shtoi aktivitetin e tij diplomatik në rajon, duke mbajtur kontakte të ngushta me Italinë dhe Austro-Hungarinë, si dy ndër fuqitë e mëdha botërore, dhe në Ballkan kryesisht me Greqinë.

Ai nënshkroi në marsin e vitit 1907 një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën panhelenike “Elenizmos”, qëllimi kryesor i të cilës ishte mbrojtja kundër “agresionit të ardhshëm të bullgarëve, si dhe racave dhe kombeve të tjera sllave” ndaj dy vendeve.

Fakti që edhe Athina kishte pretendime të mëdha territoriale ndaj Shqipërisë, e vendosi Qemalin nën kritika të forta.

Faik Konica nuk ngurroi ta etiketonte në shtypin e kohës si të “korruptuar nga shpirti e nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset”.

Në një kohë që edhe Fan Noli e cilësonte “një batakçi, që shiti Shqipërinë tek italianët!”. Edhe britanikët do të shprehnin dyshime të ngjashme në verën e 1914, kur Ismail Qemali kishte disa muaj që ishte larguar nga drejtimi i qeverisë.

Në intervista apo edhe në kujtimet e tij më vonë, do të sqaronte se shtetit të ri shqiptar i duheshin aleatë që të mund të qëndronte më këmbë. Ndërkohë rivalët e sulmonin për prirje pro-greke, edhe për shkak se të dyja gratë nga dy martesat e tij ishin greke.

Edhe historianët ndahen mbi rolin e Ismail Qemalit në disa momente kritike, sidomos pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, që shkëputën nga trungu afro gjysmën e trojeve shqiptare.

Pas shpalljes nga ndërkombëtarët të vendit një principatë autonome të trashëgueshme, dhe caktimin e Princit gjerman Vilhelm Vid në krye të saj, Ismail Qemali largohet nga Shqipëria.

Ai vazhdoi të lobonte për ruajtjen e sovranitetit të vendit, dhe korrigjimin e vendimeve të padrejta të Konferencës së Londrës.

Vdes në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë më 24 janar 1919, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Varianti zyrtar ishte ai i një hemorragjie cerebrale.

Megjithëse në mungesë të një autopsie profesionale, shumë njerëz në atë kohë folën për një helmim në ushqim nga qarqet të caktuara greke dhe italiane, që e shikonin Ismail Qemalin si një personalitet ende me influencë të madhe për çështjen shqiptare.

Datëlindja e tij e vërtetë, 16 tetori, u mësua vetëm pas viteve 1990 nga historiani turk me orgjinë shqiptare, Nexhip Alpan.

Deri atëherë publikohej vetëm viti 1846, për shkak se muaji përkonte me ditëlindjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, e cila ishte një festë zyrtare gjatë komunizmit.

Aq i kompleksuar ishte Hoxha se mos eklipsohej nga “babai” i pavarësisë së Shqipërisë, saqë nuk kurseu as familjarët e këtij të fundit nga terrori dhe përndjekja.

Qamil bej Vlora, djali dhe fëmija i fundit i Ismail Qemalit, ishte i vetmi nga familja që nuk u largua nga Shqipëria.

Edhe pse nuk u mor me politikë, në vitin 1946, pasi nuk pranoi bashkëpunimin me regjimin komunist, u arrestua me pretekstin e “armëmbajtjes pa leje”, pasi iu gjet në shtëpi një revolver, më shumë antik sesa funksional.

I prekur nga turbekulozi vdiq në burg në vitin 1950, në moshën 55-vjeçare.

Pavarësisht disa pikëpyetjeve, karriera e tij e vënë në shërbim të çështjes shqiptare, dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shpalljen e pavarësisë edhe pse formale, për shkak se në atë moment nuk u njoh nga ndërkombëtarët, e vendos në krye të altarit të atyre pak burrave të mëdhenj të kombit, duke kontrastuar dukshëm me “patriotet” e interesave të vogla, apo më keq akoma tradhtarët e Shqipërisë.  

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: babaii dytei pavarësisëismail qemalishqiptarëveSkenderbeu

TË LIDHURA

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

19:26 | 16/04/2026
Meloni: Një pasqyrë mbi forcimin e partneritet mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm
Kryesore

Meloni: Një pasqyrë mbi forcimin e partneritet mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm

19:22 | 16/04/2026
Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

18:48 | 16/04/2026
Next Post
BE-ja e paaftë të zbojë Rusinë nga Ballkani

BE-ja e paaftë të zbojë Rusinë nga Ballkani

Befason De Biasi, kërkon një nder nga shqiptarët

Befason De Biasi, kërkon një nder nga shqiptarët

Investigim/Shqipëria tregti armësh me donatorin e presidentit çek

Investigim/Shqipëria tregti armësh me donatorin e presidentit çek







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

by mirseda
19:26 | 16/04/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës...

Meloni: Një pasqyrë mbi forcimin e partneritet mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm

Meloni: Një pasqyrë mbi forcimin e partneritet mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm

19:22 | 16/04/2026
Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

19:10 | 16/04/2026
Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

19:08 | 16/04/2026
Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

19:01 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com