Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

ISIS dhe azilkërkuesit/Kush po gënjen? Shqipëria mohon lajmet e mediave prestigjioze

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
ISIS dhe azilkërkuesit/Kush po gënjen? Shqipëria mohon lajmet e mediave prestigjioze

Së fundmi në mediat e njohura gjermane dhe franceze, po qarkullon lajmi se krerët evropianë po fansin për mundësinë e ngritjes së një qendre për azilkërkuesit në Shqipëri ose në Kosovë.

Rritja e forcave të ekstremit të djathtë në Evropë dhe retorika e tyre kundër emigrantëve po i detyrojnë qeveritë e vendeve të BE të flasin për ngritjen e kampeve të azilantëve në portat e Evropës. Gazeta franceze Le Monde, njofton se kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen (në foto me kancelarin austriak  Sebastian Kuruz) njoftoi të martën në 5 maj se qeveria e tij qe në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, si dhe me vende të tjera, “Për një regjim të ri të azilit në Evropë”.

https://tiranatoday.com/le-monde-zbulon-projektinngritja-e-kampeve-te-azilanteve-ne-shqiperi/

Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëve që do të ngrihen jo në vendet e BE por në vendet që janë në kufi me të.

Lars Lokke Rasmussen nuk i përmendi vendet ku do të ngrihen këto kampe, por gazeta Le Monde thotë se shumë burime konfirmojnë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova.

Por në përgjigje të këtyre lajmeve që po qarkullojnë së fundmi në mediat e huaja, burime për “Tirana Today”, pranë Ministrisë së Jashtme, bënë të ditur se “për momentin nuk ka asnjë diskutim të mundshëm për këtë çështje”. Po të njëjtat burime bërë të ditur se lajmet që po qarkullojnë së fundmi  “nuk janë në tryezat e ministrisë tonë dhe se sipas saj për më tepër për këtë çështje është përgjigjur një ditë më parë edhe këshilltari i Sigurisë i Kryeministrit, Sandër Lleshi”.

Por, ky i fundit ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë nga ana e kryeministrit të Bullgarisë, gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

“Në Shqipëri të bëhet një qendër koordinimi për të gjithë Ballkanin për të trajtuar të gjithë personat që kthehen në vendlindje pasi kanë qenë pjesë e ISIS”, tha Borissov.

Ndëtsa këshilltari i kryeministrit ka reaguar një ditë më parë ku është shprehur se: “Duke vënë re se disa lajme të rreme me karakter provokues dhe politike, spekulojnë haptazi  mbi një gjoja qendër për grumbullimin e ish-militantëve të ISIS-it në Shqipëri, bën me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë.

Këto opinione që i referohen një fraze të përdorur nga Kryeministri Borissov, janë krejt pa lidhje me subjektin të cilit shefi i qeverisë bullgare iu referua në prononcimin e tij.

Bëhet thjesht fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që ishte edhe organizatorja e konferencës ndërkombëtare të para pak ditëve, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Bullgarisë.

Shqipëria ka propozuar kthimin e kësaj qendre në një qendër rajonale, për të kryer analiza, vlerësime, studime, shkëmbim informacioni, si edhe programe të përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm. Por kjo qendër as nuk është, as nuk mund të jetë dhe as nuk i ka shkuar kurrkujt në mendje që të kthehet në një repart grumbullimi të ish-militantëve të ISIS-it. Jo vetëm sepse askush dhe asnjëherë nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, po edhe sepse kjo fantazi nuk ka asgjëkund lidhje me misionin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe me projektin tonë për rajonalizimin e saj”.

Por, Danimarka dhe Austria duan të ngrenë kampin për azilkërkuesit e refuzuar ‘në një vend jo shumë të mirë”, që të mos jetë shtet anëtar i BE-së, por të jetë vend i  Evropës.

Sebastian Kurz, kancelari austriak, ka konfirmuar dje në Bruksel se “një grup i vogël i vendeve” po punojnë mbi një plan për t’i dhënë fund fenomenit të azilit brenda BE-së.

“Ne kemi ardhur tashmë në fund të një rruge të gjatë,” tha Kurz, vendi i të cilit pret të marrë  Presidencën e BE-së nga 1 korriku.

Shqipëria? Kosova?

Kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, ka zbuluar për herë të parë se ai dhe udhëheqës të tjerë evropianë janë duke folur për ndërtimin e një kamp për azilkërkuesit e  refuzuar në kontinentin evropian, por që do të ngrihet  jashtë BE-së. Rasmusen gjithashtu vlerësoi idenë në takimin më të ri evropian në Sofje të dhënë nga Mark Rutte. Kryeministri holandez u përgjigj se ai mendon se është një ide interesante, por ai vetëm dëshiron të shprehë mendimin e tij. Sipas Reuters, kancelarja gjermane Angela Merkel iu bashkua këtij mendimi, ndërsa  Belgjika ende nuk ka folur.

Më tej Rasmussen nuk zbulon shumë detaje por është shprehur se: “Të jem i sinqertë, ai do të jetë një vend që nuk është një vend i preferuar për emigrantët apo kontrabandistët.  Ndoshta ky do të jetë  vend ballkanik si Shqipëria apo Kosova. Unë jam optimist. Bazuar në diskutimet e mia me liderë të tjerë evropianë, pres që do të jemi në gjendje të ndërmarrim hapin e parë këtë vit”.

Kurz theksoi se negociatat po zhvillohen midis vendeve, jashtë kornizës evropiane. Plani duhet të shërbejë si një bazë për të arritur përfundimisht në një sistem të ri evropian të azilit, në të cilin kufijtë e jashtëm monitorohen më mirë.

Lufta në rritje kundër migracionit të paligjshëm është prioritet absolut i Presidencës Austriake nën moton “BE ofron mbrojtje”, shkruan media gjermane “De Standaard”.

https://tiranatoday.com/shqiperia-ne-rrezik-pas-isis-keto-grupe-gati-te-pushtojne-vendin-tone/

Forcimi i rojës kufitare evropiane Frontex me burime financiare dhe staf shtesë është një mënyrë. Por Kurz dëshiron të shkojë më tej: “Emigrantët duhet të ndalen dhe duhet të kujdesemi për  kufijtë e jashtëm. Pastaj ata duhet të kthehen në vendin e tyre të origjinës sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse kjo nuk është e mundur, ne duhet t’u ofrojmë atyre mbrojtje afatshkurtër në qendrat e vendeve të treta të sigurta. Në këtë kontekst, plani është i përshtatshëm për zhvillimin e një kampi në një vend ballkanik”.

Kurz shtoi se një president i BE nuk vendos vetë. “Nuk ka pasur kurrë një debat për push-back brenda BE”, thotë një diplomat evropian. Komisioni Evropian gjithashtu e hedh poshtë këtë ide sepse është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. TIRANA TODAY

 

Tags: gënjenkushlajminmediavemohonprestigjiozeshqiperia

TË LIDHURA

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur
Aktualitet

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

19:27 | 28/05/2025
Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga
Aktualitet

Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga

18:22 | 28/05/2025
Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

18:03 | 28/05/2025
Next Post
Partizani i Beogradit fjalë prekëse për Fadil Vokrrin, ja si reagojnë serbët

Partizani i Beogradit fjalë prekëse për Fadil Vokrrin, ja si reagojnë serbët

Sulm terrorist ndaj KFOR-it, arrestohen dy shtetas në Kosovë

Sulm terrorist ndaj KFOR-it, arrestohen dy shtetas në Kosovë

“Leo Messi është 50 për qind e kombëtares së Argjentinës”

“Leo Messi është 50 për qind e kombëtares së Argjentinës”

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Tronditje në Alpet e Zvicrës/ Rrëshqitje e fuqishme, zona në alarm të kuq
Bota

Tronditje në Alpet e Zvicrës/ Rrëshqitje e fuqishme, zona në alarm të kuq

by mirseda
19:56 | 28/05/2025
0

Akullnaja mbi fshatin Blaten në Haut-Valais të Zvicrës, u shemb të mërkurën pasdite, brenda pak sekondash, duke...

Përurohet vendkalimi i dytë kufitar i përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

Përurohet vendkalimi i dytë kufitar i përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

19:49 | 28/05/2025
Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

19:27 | 28/05/2025
Abuzoi seksualisht me 300 pacientë mes të cilëve dhe fëmijë, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez

Abuzoi seksualisht me 300 pacientë mes të cilëve dhe fëmijë, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez

19:11 | 28/05/2025
Presion i Barcelonës për sulmuesin e United, nevojiten 40 milionë euro

Presion i Barcelonës për sulmuesin e United, nevojiten 40 milionë euro

19:00 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com