Uniformat blu kanë vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Pas informacioneve se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në Laç, policia ka bërë të mundur bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin Bledar Lushi (Bardhi), 34 vjeç, banues në Mirditë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në maj të vitit 2019, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kurbin, Lezhë
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.
Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në Laç, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur,në afërsi të një karburanti, bllokimin e mjetit tip “Volksëagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin:
Bledar Lushi (Bardhi), 34 vjeç, banues në Mirditë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në maj të vitit 2019, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 1 vit burg për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.