Një 10-vjeçar ka mbërritur në spitalin e Tepelenës i pajetë. Mësohet se fëmija ishte me gjendje gripale prej disa ditësh.
Ai është dërguar në spitalin e Tepelenës, ndërsa mjekët e këtij reparti kanë kërkuar që ta çojnë në spitalin e Gjirokastrës për mjekim më të specializuar.
Por, prindërit nuk e kanë ndjekur kërkesën e mjekëve, duke e çuar fëmijën në shtëpi. Gjendja e tij është rënduar sërish, ndërsa më vonë është dërguar sërish në spital, ku ka mbërritur i pajetë.