Mbrëmjen e djeshme u mbajt edhe ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës, ku siç dihet në skuadrën e Zvicrës luajnë 3 shqiptar ndërmjet tyre edhe futbollisti i njohur Blerim Xhemajili, i cili është komentuar shumë në media pas ndarjes me modelen Erjona Sulejmani.
Siç dihet Erjona është pjesë e emisionit sportive në RTSH, ku dhe komenton ndeshjet që luhen në Botëror. Mbrëmjen e djeshme asaj i është dashur të komentojë edhe performancën e ish bashkëshortit të saj.
Ndonëse nuk ka nguruar të jap një koment, Erjona ka zgjedhur ta injorojë atë duke mos ja përmendur fare emrin dhe duke e thumbuar keq për paraqitjen e tij në fushë.
“Numri 15 (Xhemaili) m’u duk pak i lodhur në fushë. Sgurisht ai arriti të marrë një barazim me vlerë, por gjithsesi i lodhur ishte”, tha Erjona.