Një minator serb ka vdekur pas lëndimeve që mori në minierën e Leposaviqit, në vendin e tij të punës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë ndër të tjera se dyshohet se ai ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.
“Rasti ka ndodhur mbrëmë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Dyshohet se vdekja ka ndodhur në mënyrë aksidentale”, tha ai.
Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima është rreth 59 vjeç, ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes.