Ish-konkurrenti i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj, është rrëzuar pa ndjenja në mes të emisionit. Fituesi i “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Wazzup”, ku gjatë një pjesë të intervistës ai ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.
Gjatë intervistës atij iu kërkua nga prezantuesi i emisionit të ngrihej, për të luajtur një lojë si pjesë e programit. Teksa Veseli iu bashkua lojës, pas dy hapave ai rrëzua dhe ra pa ndjenja në tokë.
Transmetimi LIVE u ndërpre menjëherë, por lajmi i mirë është se Veseli është shëndoshë e mirë dhe se rreziku ka kaluar.
Ai ka reaguar në rrjetet sociale, duke treguar gjendjen e tij shëndetësore.
“Shoqni, e familjare, me falni shume qe ju kam shqetesu.
Ke vetem moment qe su ndjeva mire.
Jam mire, faleminderit shume per interesimin”.