Talebanët po u bëjnë thirrje afganëve të qëndrojnë dhe të rindërtojnë vendin e tyre, por nuk do të pengojnë rrugën e atyre që duan të largohen, nëse kanë dokumentacionin e duhur, tha një zëdhënës për BBC.
Suhail Shaheen u shpreh se njerëzit ende mund të largohen me fluturime komerciale pas afatit që trupat e huaja kanë vendosur, deri më 31 gusht.
Ai tha: “Ne nuk po i vemë pengesa në rrugën e tyre nëse ata kanë një pasaportë të lëshuar – ata mund të shkojnë në fluturime komerciale në çdo kohë. Ne duam që ata të qëndrojnë në vend, por nëse kanë ndërmend të shkojnë, ata mund … nëse ata kanë dokumentet e duhura”.
Por ai theksoi se do të kishte “pasoja” nëse forcat e huaja do të qëndronin përtej 31 gushtit. Ai nuk shtjelloi se çfarë do të thoshte kjo, duke thënë vetëm se udhëheqja talebane do të vendoste.
Anëtarët e G7 do të takohen nesër, për të diskutuar nëse do të përpiqen të zgjasin afatin e 31 gushtit mes skenave kaotike në aeroportin e Kabulit.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today