Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ish-deputeti demokrat jep alarmin: Duhej të kisha folur më herët…

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ish-deputeti demokrat jep alarmin: Duhej të kisha folur më herët…


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu është përfshirë në debatin e madh mbi Akademinë e Shkencave.

Shehu pranon se zgjedhjet e zhvilluara në ASH ishin një farsë, ndërsa kritikon kryeministrin për reagimin e tij, lidhur me ndërprerjen e fondeve.

Sipas Shehut, Akademia ndoqi modelin e zgjedhjeve të instaluar nga vetë Rama, ndërsa jep alarmin se edhe në PD po instalohet sistemi i PS-së.

Ish-deputeti demokrat kritikon edhe veten, teksa shkruan se duhej të kishte folur më herët, ndërsa thotë se ndryshimi mes Ramës dhe Bashës është se ky i fundit “është i ndërgjegjshëm që ne nuk bëjmë zgjedhje por farsa dhe u tregua i sinqertë duke mos thënë asnjë fjalë për farsën e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.”

“Ky është një alarm i madh, ndonjë që mund të ketë mbetur pa u njollosur akoma, duhet të bërtasin me të madhe. Mos prisni që këtë ta bëjë politika, përfshirë edhe mua që po ju jap mend, sepse duhej të kisha folur më heret. Prandaj të dashur profesorë, shkencëtarë dhe akademikë i dilni zot vetes,” përmbyll mesazhin e tij Shehu.

POSTIMI I SHEHUT:

Kur Ne Nuk Bëjme Zgjedhje Në Parti Dhe Në Qeveri, Atëherë Si Mund Të Bëjmë Në Akademi?

Është për të ardhur keq që zgjedhjet u bënë farsë edhe në krye-institucionin e shkencës. Me sa duket edhe shkenca nuk mund të bëjë përjashtim nga farsat zgjedhore që ne bëjmë në Parti dhe në Qeveri. Me një mungesë totale përgjegjësie, Kryeministri Rama u hakërrye, jo për farsën por për mospërfilljen, dhe deklaroi se tani nuk do t’i japë asnjë lek Akademisë së Shkencave, thua se ai i ka lekët në xhep dhe mund ti japë vetëm tij që do ai. Në vend të kësaj deklarate boshe, Rama duhet të mbajë përgjegjësinë për farsën sepse edhe Akademia zbatoi modelin e zgjedhjeve që ai vetë e instaloi. Le të kujtojmë vitin 2005 kur, ditën e parë të zgjedhjev në PS, Ramës, si kandidat, i dështoi modeli që propozoi për zgjedhjen e Kryetarit dhe në vend që të dorëhiqej “me punë dhe përpjekje” arriti që ditën e dytë të zgjidhej Kryetar. Në 2009, humbi zgjedhjet, u dorëhoq me të drejtë ri-kandidimi dhe, megjithëse humbës, korri një fitore plebishitare kundër kandidatit tjetër Maqo Lakrori. Ndërsa kur i mbaroi mandati në 2013, ndonëse Kryeministër, kishte frikë se mos e turpërontë Ben Blushi dhe vendosi të mos bëjë zgjedhje fare dhe sot vazhdon të jetë Kryetar i PS. Këtë model po e shtrin edhe në zgjedhjet qeveritare ku rezultati paracaktohet me marrëveshje para zgjedhjeve dhe në ditën kur kutia mbushet me vota vetëm çertifikohet.

Edhe në PD po instalohet sistemi i PS. Por, ndryshe nga Rama i vitit 2013, Basha u vetë-ngri dhe eci në gjurmët e Ramës gjysëm të përparuar të vitit 2009, duke emëruar Eduard Selamin si kandidat alternativ dhe arritur një fitore plebishitare kundër tij. Por ama Basha është i ndërgjegjshëm që ne nuk bëjmë zgjedhje por farsa dhe u tregua i sinqertë duke mos thënë asnjë fjalë për farsën e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.

Ky është një alarm i madh, dhe profesorët, shkencëtarët dhe ndonjë civil nga shoqëria, që mund të ketë mbetur pa u njollosur akoma, duhet të bërtasin me të madhe. Mos prisni që këtë ta bëjë politika, përfshirë edhe mua që po ju jap mend, sepse duhej të kisha folur më heret.

Prandaj të dashur profesorë, shkencëtarë dhe akademikë i dilni zot vetes.

Tags: edi ramajep alarminPDSherefedin Shehusistemi i PS

TË LIDHURA

PD akuza të forta ndaj Komisioneres Kos: Zëdhënëse e një qeverie të korruptuar
Politikë

PD akuza të forta ndaj Komisioneres Kos: Zëdhënëse e një qeverie të korruptuar

15:00 | 21/11/2025
Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë
Politikë

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë

14:38 | 21/11/2025
Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të artefakteve
Aktualitet

Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të artefakteve

14:18 | 21/11/2025
Next Post
Porti i Durrësit/ Rritet fluksi i transportit me 7-10 për qind gjatë verës 2017

Porti i Durrësit/ Rritet fluksi i transportit me 7-10 për qind gjatë verës 2017

Më në fund shpiket çokollata e kuqe

Më në fund shpiket çokollata e kuqe

Seancat në Kuvendin e Kosovës dhe lojërat e partive politike

Marrëveshja u arrit, por jo stabiliteti, pritet një opozitë e ashpër







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Rikthehet Superiorja, java e 12-të ndahet në dy ditë
Sport

Rikthehet Superiorja, java e 12-të ndahet në dy ditë

by mirseda
15:03 | 21/11/2025
0

Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të. Të shtunën do të zhvillohen tre...

PD akuza të forta ndaj Komisioneres Kos: Zëdhënëse e një qeverie të korruptuar

PD akuza të forta ndaj Komisioneres Kos: Zëdhënëse e një qeverie të korruptuar

15:00 | 21/11/2025
Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë

14:38 | 21/11/2025
Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të artefakteve

Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të artefakteve

14:18 | 21/11/2025
Rama dhe Marta Kos dalin për darkë; Balluku largohet nga Kryeministria

LAJM I FUNDIT/ Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria e çon çështjen në Kushtetuese

14:07 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com