Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ioanis Metaksa, kryeministri që mbolli nacionalizmin fashist në shoqërinë greke

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Ioanis Metaksa, kryeministri që mbolli nacionalizmin fashist në shoqërinë greke

Lufta italo-greke e tetorit 1940-prillit 1941, përkujtohet me krenari nga grekët për rezistencën e fortë dhe efektive ndaj ushtrisë italiane. Por ajo shënoi nisjen e gjenocidit në shkallë të gjerë ndaj popullsisë shqiptare të krahinës së Çamërisë.

Për më tepër, ajo u frymëzua nga kryeministri Ioanis Metaksa, që nga shumë historianë cilësohet një udhëheqës nacionalist me tipare fashiste. Sulmi ndaj Greqisë më 28 tetor 1940, u motivua kryesisht nga xhelozia e udhëheqësit fashist të Italisë, Benito Musolini, ndaj aleatit të  tij gjerman, Adolf Hitler.

Pas pushtimit të Polonisë në shtatorin e 1939-ës, Gjermania naziste pushtoi në pranverën e vitit 1940 gati gjithë Evropën Perëndimore dhe Veriore, me përjashtim të Britanisë së Madhe. Në Ballkan, Hitleri lidhi aleancë me udhëheqësit fashistë të Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Për këtë arsye Musolini, i dërgoi ​​një ultimatum Greqisë, duke kërkuar aneksimin e territorit të saj, kërkesë që u refuzua nga kryeministri grek Ioanis Metaksa me Jo-në e famshme.

Italia pretendonte ta pushtonte Greqinë në më pak se 2 javë. Por rezistenca e grekëve, ndihma ndaj tyre nga ana e britanikëve, mungesa e një përgatitje serioze nga trupat italiane, terreni i thyer në kufirin shqiptaro-grek, dimri i egër i atij viti, që të gjitha të kombinuara së bashku, e shndërruan atë fushatë ushtarake në një humbje poshtëruese për italianët.

Deri në fundin e marsit 1941, trupat italiane kishin arritur të depërtonin vetëm deri disa dhjetëra km në brendësi të territorit grek. Duke parë ndërhyrjen gjithnjë e më të madhe të britanikëve në këtë konflikt, Adolf Hitleri vendosi që të ndërhyjë vetë. Më 6 prill 1941, gjermanët pushtuan Greqinë Veriore, ndërsa më 20 prill ata hynë në Athinë dhe ngritën flamurin e tyre në Akropol.

Ushtria italiane pati në atë luftë 13.700 të vdekur dhe 3.900 të zhdukur. Ndërkohë grekët patën 14.000 të vrarë dhe 5.000 të zhdukur. Sot “Jo”-ja e Metaksasë ndaj ultimatutimit të Duçes kremtohet në Greqi si një festë kombëtare.

Por bashkë me atë ngjarje, janë të lidhura edhe krimet e mëvonshme të ushtrisë greke ndaj çamëve, si dhe çështja ende e pazgjidhur e ligjit të luftës me Shqipërisë, që mbetet ende në fuqi. Por kush kishte Ioanis Metaksa? Ai lindi në vitin 1871 në një familje të shtresës së lartë në Athinë.

Si ushtarak mori pjesë në luftën greko-turke të vitit 1897 dhe Luftërat Ballkanike (1912–1312), duke ngjitur shpejt shkallët e karrierës në radhët e ushtrisë helene. Kundërshtoi hyrjen e Greqisë në Luftën e Parë Botërore, dhe për këtë arsye u internua në Korsikë në vitin 1917.

Kur u rikthye në Greqi, hyri në politikë dhe themeloi Partinë e Mendimtarëve të Lirë. Në vitin 1935, në vend u rivendos monarkia, ndërsa një vit më pas Metaksai emërohet kryeministër. Pak muaj më vonë, më 4 gusht 1936, me mbështetjen e Mbretit Jorgo II, Metaksa kreu një grusht shteti, dhe vendosi një regjim autoritar, nacionalist.

Duke e modeluar regjimin e tij mbi qeveritë e tjera autoritare evropiane të kohës, dhe sidomos Italisë Fashiste, Metaksai ndaloi partitë politike përfshirë edhe të tijën, ndaloi grevat dhe censuroi ashpër mediat. Sundimi i tij deri në janarin e vitit 1941, kur vdiq në moshën 70-vjeçare, njihet si “Regjimi i 4 Gushtit”.

Ndërsa ideologjia e tij si Metaksizëm. Ajo bënte thirrje për rigjenerimin e kombit grek dhe krijimin e një Greqie moderne, dhe homogjene nga pikëpamja kulturore. Vetë Metaksai shprehej se Regjimi i 4 Gushtit, përfaqësonte një “qytetërim të tretë grek”, që ishte angazhuar për krijimin e një kombi grek të pastër, me një kulturë bazuar në shoqëritë militariste të Maqedonisë së Lashtë dhe Spartës, të cilat ai i quante “qytetërimi i parë grek”; dhe etikën e krishterë ortodokse e Perandorisë Bizantine, të cilën ai e konsideronte si përfaqësuese të “qytetërimit të dytë grek”.

Vetë Metaksai, veç detyrë së kryeministrit, mori në vitin 1938 edhe postin e Ministrit të Arsimit, duke i ri-shkruajtur të gjitha tekstet shkollore, për t’ja përshtatur ideologjisë së regjimit të ri. Regjimi i Metaksait, pretendonte se grekët e vërtetë ishin grekët etnikë dhe të krishterët ortodoksë, duke përjashtuar kësisoj shqiptarët, sllavët dhe turqit me banim në Greqi.

Politika e jashtme, ishte një nga shqetësimet kryesore të Regjimit të 4 Gushtit. Metaksai, që kur ishte i ri kishte studiuar në Gjermani, ishte pro-gjerman. Literatura e regjimit lavdëronte shtetet e tjera autoritare evropiane, veçanërisht ato të Francisko Frankos në Spanjë, Benito Musolinit në Itali, dhe Adolf Hitlerit në Gjermani.

Idetë e Metaksait u trashëguan tek të rinjtë, veçanërisht nga Organizata Kombëtare e Rinisë, që pati një ndikim të madh në shoqërinë greke dhe sistemin politik të pasluftës. Pas Luftë së Dytë Botërore, Metaksizmi u mbështet nga Partia e 4 Gushtit. Kjo ideologji frymëzoi grupin e oficerëve të krahut të djathtë, që rrëmbyen pushtetin me dhunë përmes një grushti shteti, duke çuar në atë që u njoh si Junta e Kolonelëve e viteve 1967-1974.

Sot e vetmja parti parlamentare greke, që pretendon se ndjek idetë e Metaksait është Agimi i Artë, i ekstremit të djathtë. Idetë e tij ekstremiste, frymëzuan mesa duket edhe shtetasin shqiptar me kombësi greke, Konstandin Kacifas, që 28 tetorin e 1 viti më parë, qëlloi mbi forcat e policisë së shtetit në fshatin e tij Bularat në Gjirokastër, duke hedhur parulla për çlirimin e Epirit të Veriut.

Zyrtarisht, idetë e Ioanis Metaksait, demonizohen. Megjithatë jehona e mendimeve të tij gjen shpeshherë mbështetjen e Athinës zyrtare. Dhe kjo vërehet tek mohimi i vazhdueshëm i çështjes çame, dhe raportet shpeshherë problematike shqiptaro-greke./ TIRANA TODAY

Tags: fashistIoanis MetaksakryeministriMbollinacionalizminshoqërinë greke

TË LIDHURA

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim
Aktualitet

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

10:47 | 09/03/2026
Irani zgjodhi liderin e ri, Trump: Nuk jam i kënaqur me emërimin e djalit të Khameneit
Bota

Irani zgjodhi liderin e ri, Trump: Nuk jam i kënaqur me emërimin e djalit të Khameneit

09:01 | 09/03/2026
Next Post
Analiza e DW: Mogherini dhe politika e saj e (pa)suksesshme në Ballkan

Analiza e DW: Mogherini dhe politika e saj e (pa)suksesshme në Ballkan

Malaj ngre alarmin: Shteti ka rënë, s’janë paguar sigurimet e administratës!

Malaj ngre alarmin: Shteti ka rënë, s’janë paguar sigurimet e administratës!

Varri i Xhengiz Kan/ Misteri që mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Varri i Xhengiz Kan/ Misteri që mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

by mirseda
13:04 | 09/03/2026
0

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në ndarjen e 98-të të çmimeve Oscar, festivalin kryesor të filmit...

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit

12:33 | 09/03/2026
Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

12:33 | 09/03/2026
“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama

“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama

12:24 | 09/03/2026
Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit, i marr peng!

Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit, i marr peng!

12:23 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com