Pas publikimit të rastit të 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, emisioni investigativ “Le Lene” transmetoi mbrëmë një dokumentar ku fliste për aktivitetin e prostitutave shqiptare në rrugët e qytezës Siziano.
Gjatë një bisede të regjistruar nga gazetari me një prostitutë, zbulohet se fitimi që ato nxirrnin në muaj është rreth 10 mijë euro, prej ku 1 mijë euro ajo detyrohet t’u paguajë padronëve. Gazetari në fjalë sjell në vëmendje historinë e mjaft vajzave shqiptare që shfrytëzohen në rrugë nga padronët e tyre.
Nga ana tjetër, “La Stampa” ka shkruar se mafia shqiptare kontrollon biznesin e trafikut të prostitucionit në Itali. “Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i tyre është sa vjen e më i fortë e komplet”.