Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Intervista/Shaqiri flet për herë të parë si lojtar i Liverpool: Do kemi momente të bukura

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Shaqiri zbarkon në “Anfield”, ja sa pagoi Liverpool për shërbimet e tij (Video)

Xherdan Shaqiri ka bërë lëvizjen e shumëpritur në merkaton e verës. Që nga momenti që Stoke City ra nga Premir League ai komunikoi se do të kërkonte një ekip të ri dhe dëshira e tij ishte të qëndronte në Angli. Liverpool i bindur edhe nga paraqitja e tij në Botëror me Zvicrën vendosi që ta transferojë për një shumë rreth 15 milionë euro. Të shtunën u bë edhe zyrtarizimi i kësaj blerje dhe këtë sezon Shaqiri do të jetë nën urdhrat e Klopp, një trajner që ai e vlerëson shumë.Mirë se vini në Klubin e Futbollit të Liverpoolit – sa të lumtur jeni që kjo marrëveshje u finalizua?

Para së gjithash, faleminderit. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një klub i madh me histori të madhe, lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Kështu që unë jam me të vërtetë i kënaqur dhe i lumtur që jam këtu.

Ju keni pasur shumë oferta këtë verë, pse zgjodhët Liverpool?

Si një lojtar gjithmonë doni të jeni në majën e futbollit. Disa vjet më parë kam kërkuar të vija te Liverpool, por kjo nuk ndodhi. Jam shumë i lumtur që tani jam këtu. Unë dua të përmirësoj edhe veten time, dua të jem me më të mirët dhe dua të fitoj tituj. Kjo është ajo për të cilën jam këtu.

A keni shpresuar gjithmonë se mund të ndodhë akoma?

Natyrisht unë isha i zhgënjyer. Në atë kohë klubi ku luaja nuk donte që unë të largohesha. Tani jam i lumtur që më në fund jam këtu dhe mezi pres që të filloj stërvitjen.

Jurgen Klopp thotë se ky është vendi i përsosur për ju. A është kjo arsyeja pse erdhët?

Unë e njoh trajnerin që nga Gjermania, kur ai ishte në Dortmund. Kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe ato ishin gjithmonë ndeshje të forta. Klopp ka qenë një shtysë e madhe që unë të vija këtu.  E dua futbollin e tij, se si ai luan dhe se si ai menaxhon një ekip. Unë kam qenë gjithmonë një admirues i tij, kështu që unë jam i lumtur për t’u bashkuar me të.A është personaliteti i tij dhe stili i stërvitjes që i bën lojtarët të bashkohen?

Ai ka një personalitet të madh. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh ndeshje dhe të fitosh gara. Ai ka urinë për ta bërë këtë. Qëkur erdhi këtu ju mund të shihni se si ekipi ka përparuar. Ata janë në rrugën e duhur për të fituar tituj dhe prandaj jam këtu, dua të fitoj tituj. Mendoj se mund të arrijmë shumë.

Ju dëshironi të përmirësoni dhe ai shquhet për përmirësimin e lojtarëve, ku mund të përmirësoni ju?

Ata kishin një sezon shumë të mirë. Isha shumë i trishtuar që ata humbën në finalen e Ligës së Kampionëve; kështu është futbolli ndonjëherë. Unë shpresoj se mund ta bëjmë përsëri së bashku dhe shpresoj që në fund të kemi disa trofe në duart tona.

Kjo është hera e parë që i keni ndryshuar klubet brenda të njëjtit vend, a mendoni se kjo do t’ju ndihmojë të bëni goditjen tuaj?

Kam luajtur tre vjet në Stoke dhe unë e njoh mirë ligën. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë jam një lojtar që dëshiron të përmirësohet dhe ky është vendi i përkryer për mua për të ndihmuar ekipin të fitojë tituj.

Anfield nuk do të jetë diçka e re për ju, pasi keni luajtur atje tre herë më parë. Çfarë ndikimi ka pasur tek ju si lojtar kundërshtar?

Është një stadium i mrekullueshëm. Kam luajtur atje me Stoken dhe e di që ka një atmosferë të mahnitshme me tifozë mahnitës. Shpresoj që të mund të shijoj dhe t’iu japim diçka sëbashku me ekipin. Ne mund t’u japim atyre shumë lumturi dhe sukses. Ne duam të fitojmë ndeshje dhe të jemi të suksesshëm. Si kundërshtar gjithmonë është e vështirë të hysh në këtë stadium, e dija dhe e provova, kështu që unë jam shumë i lumtur që tani jam me këtë familje.

Ne jemi mësuar të shohim festimin tënd me duar të kryqëzuara. Si mendoni se do të ndiheni kur ta bëni atë para tifozëve të Liverpool për herë të parë?

Unë jam i sigurt se do të jetë një ndjenjë e mahnitshme kur të shënoj golin tim të parë para tifozëve. Mezi pres që të fillojmë.

Natyrisht që ka shumë konkurrencë për vendet në sulm në Liverpool. A e shijoni sfidën për një vend titullari në ekip?

Në futboll ka sfida kudo. Sigurisht Liverpool ka lojtarë shumë të mirë, lojtarë të rinj. Është e vështirë për të gjithë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe besoj në veten time. Gjëja më e rëndësishme është të jesh ekip dhe të fitosh si ekip. Nuk ka vetëm 11 lojtarë në fushë, është më shumë se 11 lojtarë që fitojnë tituj. Jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe dua të tregoj veten time.

Ju e njihni Mohamed Salah që te Baseli. Cilat janë kujtimet tuaja nga koha e shkurtër që keni shpenzuar me njëri-tjetrin?

Unë nuk e njoh atë aq mirë, por ai erdhi për stërvitje dhe një provë kur isha në Basel. Ai erdhi në stërvitje dy a tre herë. Pastaj shkova në Bayern Munich dhe ai qëndroi në Basel. Jam i lumtur që e gjej atë këtu. Ai kishte një sezon të mahnitshëm vitin e kaluar dhe shpresoj ta bëjë edhe këtë vit.

Si një sulmues, sa i impresionuar ishit ju nga ajo që ai bëri sezonin e kaluar?

Unë jam shumë i lumtur që ai pati këtë sezon të bukur, sepse ai është një djalë shumë i mirë. Gjëja më e rëndësishme është që klubi të funksionojë dhe ai pati një sezon të mahnitshëm. Lojtarët janë gjithmonë të trishtuar kur nuk fitojnë trofe, por shpresojmë se do ta bëjmë këtë vit.

Objektivi juaj duket i qartë: ju doni të fitoni trofe këtu …

Sigurisht. Unë dua të fitoj tituj, kjo është ambicia ime. Unë tashmë e di se si të fitoj nga Bayerni Mynich, kemi fituar tripletën dhe ishte një ndjenjë e mahnitshme. Jam i bindur se mund të fitojmë shumë tituj. Tifozët meritojnë të fitojnë tituj. Shpresoj të kemi një sezon të mirë dhe të përpiqemi të jemi të uritur për të fituar tituj.

Cili është mesazhi juaj për tifozët e Liverpoolit kur ju bashkoheni sot me klubin e tyre?

Unë vetëm dua të them se jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres për të takuar tifozët, besoj se do të kemi shumë momente të bukura në vitet e ardhshme.

Tags: bukurafletherëintervistaKemiliverpoollojtarMomenteparëShaqiri

TË LIDHURA

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit
Sport

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

16:58 | 01/12/2025
Gol me kokë, Manaj realizon në Emiratet e Bashkuara Arabe
Sport

Gol me kokë, Manaj realizon në Emiratet e Bashkuara Arabe

17:36 | 29/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj
Sport

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Next Post
Super De Bruyne dhe Hazard shënon golin e dytë për belgët (Video)

Super De Bruyne dhe Hazard shënon golin e dytë për belgët (Video)

SHBA-të  akuzojnë 12 agjentë rusë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

SHBA-të akuzojnë 12 agjentë rusë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

Belgjika mposht sërish Anglinë dhe kap podiumin (Video)

Belgjika mposht sërish Anglinë dhe kap podiumin (Video)







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025




TË FUNDIT

Onkologjia në spitalet rajonale jashtë kontrollit, të gjithë dynden në Tiranë dhe shkaktojnë kolaps
Shqipëria

Onkologjia në spitalet rajonale jashtë kontrollit, të gjithë dynden në Tiranë dhe shkaktojnë kolaps

by mirseda
17:35 | 02/12/2025
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon situatën alarmante mbi shërbimin onkologjik në vend, ku sistemi i ngritur...

Gjekmarkaj kritikon menaxhimin e përmbytjeve

Gjekmarkaj kritikon menaxhimin e përmbytjeve

17:30 | 02/12/2025
Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë

Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë

16:46 | 02/12/2025
Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën

Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën

16:29 | 02/12/2025
Dosja “Buka SHA”, GJKKO shtyn për më 16 dhjetor seancën ndaj Arben Ahmetajt

Dosja “Buka SHA”, GJKKO shtyn për më 16 dhjetor seancën ndaj Arben Ahmetajt

15:13 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com