Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Intervista/ Edward Snowden: Ja si iu përgjon qeveria amerikane; Ka ende shpresë, edhe për mua

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Intervista/ Edward Snowden: Ja si iu përgjon qeveria amerikane; Ka ende shpresë, edhe për mua

Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-punonjësi i NSA-së amerikane, Edward Snowden flet për jetën e tij në Rusi, fuqinë e shërbimeve të inteligjencës, dhe se si ai do të vazhdojë betejën e tij kundër mbikëqyrjes gjithëpërfshirëse nga qeveritë e botës.

Zoti Snowden, 4 vjet më parë, ju ishit protagonist i rrjedhjes më të madhe të të dhënave të inteligjencës në histori. Sot jetoni në Moskë, dhe nuk jeni në gjendje të largoheni nga Rusia, pasi qeveria e SHBA-së ka lëshuar një urdhër për arrestimin tuaj. Ndërkohë, makina e mbikëqyrjes globale të shërbimeve të inteligjencës po vazhdon të funksionojë, ndoshta më shpejt se kurrë më parë. A ia vlejti realisht ajo që bëtë? Çfarë arritët tek e fundit?

Prej verës së vitit 2013, publiku është njohur me atë që deri atëherë ishte e ndaluar ta dinte. Që qeveria amerikane, mund të marrë gjithçka nga llogaria juaj në Gmail, dhe ajo nuk ka nevojë për një urdhër për ta bërë këtë nëse nuk jeni një qytetar amerikan, por për shembull, jeni një gjerman. Nuk mund të bëhen diskriminime midis qytetarëve tuaj dhe qytetarëve të tjerë kur flasim për balancën e të drejtave themelore të njeriut. Por gjithnjë e më shumë vende, dhe jo vetëm SHBA-ja, po e bëjnë këtë.

Qëllimi kryesor i mbikëqyrjes, është parandalimi i sulmeve ndaj vendeve tona. Në parim, nuk ka asgjë të keqe apo jo…

Ne s’kemi ndonjë dëshmi se këto programe të mbikëqyrjes masive, po ndalojnë sulmet terroriste. Por nëse nuk mund të na thonë se sa celula janë zbuluar falë këtyre masave, dhe nga ana tjetër theksojnë se këto masa janë absolutisht të nevojshme, pse vallë?

Pse nuk ka më shumë denoncues si ju? A mos kanë frikë se do të përfundojnë në Rusi?

Kam një përgjigje pesimiste për këtë. Njerëzit ndjejnë se pasojat do të jenë shumë të rënda në rast se kapen. Por kam edhe një përgjigje optimiste. Ngjarjet e vitit 2013, i vunë shërbimet e inteligjencës nën alarm, se ato mund të jenë shënjestra e radhës e rrjedhjes së informacionit.

Dhe çfarë vjen më pas?

Qeveritë po e kuptojnë se mbikëqyrja masive nuk është realisht efektive. Ato po lëvizin nga vëzhgimi masiv, drejt asaj që agjencitë e inteligjencës shpresojnë se do të jetë zgjidhja e tyre e re: hakerimi. Por ky është një hakerim masiv, dhe jo me një rreze të përqendruar sikurse thonë.

Pra gjithçka tani bëhet për të dekoduar mesazhet?

Nuk ka thyerje të kriptimit – agjencitë po përpiqen ta anashkalojnë atë. Ato janë duke kërkuar pikat më të dobëta në pajisjen që ju përdorni, për të parë se çfarë po shkruani përpara se të arrini ta kodoni mesazhin tuaj. Ajo që ata bëjnë aktualisht, është depërtimi në një faqe interneti, dhe infektimi me një softuer të keq, dhe kur ju e vizitoni atë faqe, ju merrni një link prej nga ju hakoheni. Në këtë mënyrë ata vënë nën kontroll kompjuterin apo telefonin tuaj. Ju keni paguar për të, por janë ata që e përdorin në fakt. Mendoj se kjo është një mënyrë shumë më e mire, sesa mbikëqyrja masive.

Pse?

Mbikëqyrja masive ishte tepër e lirë. Ajo vepron në mënyrë të lirë, të padukshme, në mënyrë të vazhdueshme- dhe nuk kishte ndonjë mbrojtje të vërtetë, përveç përdorimit të skemave të kriptimit. Sulmimi i këtyre browser-ave, telefonave dhe kompjuterëve është një projekt i kushtueshëm.

Edhe në qoftë se mundësitë e agjencive të inteligjencës janë të kufizuara në të ardhmen, njerëzit janë duke ndarë falas sasi të mëdha të dhënash intime korporatave private si Facebook, Google, YouTube dhe Instagram. A mos duhet ta pranojmë, se kemi hyrë në një epokë të transparencës totale?

Unë mbaj leksione çdo muaj në universitet, dhe kam përshtypjen se gjenerata e re kujdeset më shumë për privatësinë e vet sesa për të moshuarit. Thjesht sepse ata vazhdimisht e ndajnë informacionin në mënyrë vullnetare.

Megjithatë, një sasi e madhe e të dhënave po arkivohet në rrjet, dhe mund të përdoret apo ose keqpërdoret gjithashtu…

Ju keni të drejtë. Pa zhvilluar ndonjëherë një debat mbi këtë, ne kemi vendosur që ky univers gjigant i palëve të treta, të mund të ketë historitë e përsosura, dhe të dhënat e aktiviteteve tuaja private. Në të njëjtën kohë, ne e shohim këtë lidhje të re mes pushtetit dhe politikës korporative, ku kemi figura të lidershipit ekonomik që dalin dhe mbajnë fjalime për gjëra të tilla si programet ekonomike, vendet e punës dhe arsimi – gjëra që zakonisht diskutoheshin nga politikanët.

A është e pranueshme për ju, kur autoritetet dhe kompanitë bashkëpunojnë për të luftuar krimin, terrorizmin apo urrejtjen në internet?

Një kompani nuk duhet të zëvendësohet kurrë për të bërë punën e një qeverie. Ato kanë qëllime krejtësisht të ndryshme, dhe kur filloni të tejkaloni kufijtë tuaj, kjo krijon pasoja me një kosto të paparashikueshme. Sigurisht, kompanitë mund t’i ndihmojnë qeveritë në hetimet e terrorizmit. Por për të parë të dhënat e kompanisë për shembull, qeveritë duhet të duhet të bindin një gjyqtar. Unë mendoj se momenti kur punët marrin një drejtim mjaft të rrezikshëm është ai kur themi: Google, ju jeni tani “sherifi” i internetit. Ju vendosni se cili është ligji.

Diçka që nuk është aq larg realitetit…

Prandaj po dëgjojmë që themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Facebook, Zuckerberg ka ndërmend të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara zgjedhjet e ardhshme. A duam që kompania që ka prezencën më të madhe të medias sociale në botë, dhe që ka ambicie të qarta politike, të fillojë të vendosë se cila është fjalia e lejuar politike dhe cila jo?

Meqë po flasim për ambiciet politike: A keni një shpjegim për ndërhyrjen në rritje të agjencive të inteligjencës në proceset zgjedhore demokratike?

Mendoj se kjo është diçka që ka ndodhur gjithmonë. Ajo që vlen të përmendet sot, është se kjo po ndodh në një mënyrë shumë më të dukshme. Për shembull, ne e dimë nga dokumentet e deklasifikuara, se Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë në zgjedhjet e ndryshme nëpër botë gjatë gjithë shekullit të kaluar. Çdo qeveri që ka një agjenci të inteligjencës, po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë.

A shpresoni që një ditë do të jeni në gjendje të ktheheni në SHBA?

Po, absolutisht. Nuk po ndalem tek gjasat që janë që kjo të ndodhë, por ju përmendët më herët akuzat kundër meje – ju i dëgjoni ato gjithnjë e më pak me kalimin e çdo viti. Dhe mendoj se kjo do të thotë se ka ende shpresë për të ardhmen, madje edhe për mua.

Cili është statusi juaj ligjor në Rusi?

Unë jam një rezident i përhershëm i ligjshëm – çka është në thelb i ngjashme me Green Card në SHBA. Por nuk është një lloj azili, dhe çdo 3 vjet apo më shumë, është e pafundësisht e rinovueshme, por nuk është e garantuar teknikisht. Unë kam qenë mjaft kritik edhe ndaj qeverisë ruse në Twitter, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kam pasur asnjë ndjekës të ri kohët e fundit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: amerikanëedward snowdenintervistaka endemuapërgjonQeveriaShpresë

TË LIDHURA

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

22:52 | 27/11/2025
Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë
Bota

Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë

20:28 | 27/11/2025
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

20:24 | 27/11/2025
Next Post
Shqipëria dhe Kosova nisin diplomacinë së bashku

Shqipëria dhe Kosova nisin diplomacinë së bashku

SHKODËR/ Qarkullonte me armë në Jeep-in e tij, arrestohet 24-vjeçari

SHKODËR/ Qarkullonte me armë në Jeep-in e tij, arrestohet 24-vjeçari

Në 2018-ën rritet çmimi i cigareve, ja sa do të blihet një paketë

Në 2018-ën rritet çmimi i cigareve, ja sa do të blihet një paketë







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com