Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Integrimi në BE’/ Mesazhi shkurajues nga Vjena

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Integrimi në BE’/ Mesazhi shkurajues nga Vjena

Qendra për studime ndërkombëtare ekonomike në Vjenë (WIIW) vlerësoi së fundmi se BE është e detyruar të ndjekë një strategji të re për zgjerimin, duke lënë mënjanë anëtarësimin dhe duke vënë në vend të tij, integrimin. Analiza vë në dukje se perspektiva e zgjerimit në Ballkan do të jetë e largët dhe veçmas për Shqipërinë kjo do të jetë e pamundur.

Për vendet jo-anëtare të BE-së që duan të anëtarësohen, perspektiva e zgjerimit nuk është shumë pozitive. Synimet për zgjerim më 2025 të vendeve që kanë hapur negociatat duket jo realiste. Vendimi i fundit nga Këshilli për të bllokuar fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e nënvizon këtë.

Lëvizjet e fundit në Holandë drejt pezullimit të liberalizimit të vizave për shqiptarët janë gjithashtu një sinjal. Nga ana tjetër zhvillimet në mesin e vendeve anëtarë kanë zbehur optimizmin për shkak të zhvillimeve radikale në politiken e Hungarisë dhe Polonisë dhe nevoja për monitorim të vazhdueshëm të korrupsionit në Rumani dhe Bullgari.

Analiza thekson se “zgjerimi, veçanërisht për një vend si Shqipëria, është i pamundur në vitet e ardhshme. Nëse po, BE duhet të mendojë më shumë për diçka të re që mund të krijohet për këto vende, do të thotë integrim, por jo anëtarësim i plotë”.

Polonia dhe Hungaria kanë dëmtuar marrëdhëniet e tyre me Brukselin, dhe pakënaqësitë ndërmjet shteteve anëtarë për zgjerimin janë rritur.

Nga pesë strategjitë për të ardhmen e BE-së të përshkruara nga Komisioni Europian më 2016 “Ata që duan, të bëjnë më shumë” tani mund të jetë opsioni i preferuar francez. Kjo nënkupton integrim më të madh në thelb dhe jo anëtarësim.

Por një rend i ri ekonomik dhe politik do të jetë i vështirë për vendet që ishin në procesin e zgjerimit.

Rajoni është duke u përballur me një rënie demografike të pashembullt për një kohë paqeje.

Për më tepër, ekonomia e së ardhmes do të jetë gjithnjë e më shumë do të përcaktohet nga automatizimi dhe dixhitalizimi. Të gjitha zhvillimet në Rajon vijnë përkundër sfidave afatgjata për Rajonin që ka një prapambetje të trashëguar dhe distancë nga qendrat e inovacionit.

Tendencat e brendshme politike janë gjithashtu shqetësuese. Kjo është veçanërisht me autoritarizmin dhe kapjen e shtetit, dhe rënien e cilësisë, pavarësisë së institucioneve.

Këto përkeqësime nuk vlejnë vetëm për të dyshuarit e zakonshëm Polonia, Hungaria, Rusia dhe Turqia, por edhe për vendet e tjera në Ballkan. Cilësia e qeverisjes do të përkeqësohet më tej. Liberalizmi dhe demokracia nuk i kanë të thella rrënjët në rajon, veçanërisht kur krahasohen me pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore./Monitor

Tags: integrimi ne BE

TË LIDHURA

Ish-polic shqiptar plagoset rëndë, hetuesit italianë dyshojnë për vrasje me pagesë
Aktualitet

Ish-polic shqiptar plagoset rëndë, hetuesit italianë dyshojnë për vrasje me pagesë

19:46 | 09/06/2025
57-vjeçari vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu
Aktualitet

57-vjeçari vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu

19:20 | 09/06/2025
Nesër Berisha paraqitet në SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Nesër Berisha paraqitet në SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë

19:00 | 09/06/2025
Next Post
Rama nxjerr videon, tregon realizimin e premtimit të madh (VIDEO)

Rama nxjerr videon, tregon realizimin e premtimit të madh (VIDEO)

I merr koleges para për dasmën, por në vend të borxhit i jep dru

I merr koleges para për dasmën, por në vend të borxhit i jep dru

‘Trump-Erdogan’/ Nga përplasjet në distancë në ‘flirt’

‘Trump-Erdogan’/ Nga përplasjet në distancë në ‘flirt’

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Bayern e ka seriozisht për Leaon, gati 60 milionë euro + një lojtar
Sport

Bayern e ka seriozisht për Leaon, gati 60 milionë euro + një lojtar

by mirseda
20:35 | 09/06/2025
0

Rafael Leao mund të largohet nga Milani. Këtë javë Bayern Munich do t’i bëjë një ofertë kuqezinjve...

Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë

20:29 | 09/06/2025
Ish-polic shqiptar plagoset rëndë, hetuesit italianë dyshojnë për vrasje me pagesë

Ish-polic shqiptar plagoset rëndë, hetuesit italianë dyshojnë për vrasje me pagesë

19:46 | 09/06/2025
Ndeshja me Letoninë: Sa tifozë shqiptarë do të mbështesin Kombëtaren në stadium?

Ndeshja me Letoninë: Sa tifozë shqiptarë do të mbështesin Kombëtaren në stadium?

19:38 | 09/06/2025
57-vjeçari vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu

57-vjeçari vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu

19:20 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com