Aktualitet

‘Trump-Erdogan’/ Nga përplasjet në distancë në ‘flirt’


               Publikuar në : 09:20 - 14/11/19 M P

“Unë jam një fans i madh i presidentit”, citohet të ketë thënë Trump për Erdoganin. Pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhënia e tensionuar ndërmjet Trump dhe Erdogan duket se ka marrë një zhvillim pozitiv.

Mësohet se presidenti Trump i ka thurur lavde Erdoganit, pavarësisht shqetësimit bipartizan se udhëheqësi turk “po mbjell kaos në Lindjen e Mesme” përcjell Telegraf.

Sipas USA Today, ndërsa ligjvënësit amerikanë filluan dëgjimet publike për të hetuar ndërveprimet e Trumpit me Ukrainën, presidenti “përqafoi” plotësisht një tjetër çështje që shqetësonte Shtëpinë e Bardhë.

Megjithëse ka pasur shumë polemika për aksionin turk në veri të Sirisë, Trump u ka thënë gazetarëve se ai shpreson të ndërmjetësojë një marrëveshje me Turqinë që do të zgjerojë ndjeshëm tregtinë midis dy vendeve, raporton Telegraf

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT