Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

INSTAT: Inflacioni shkon në 2%, rënie e lehtë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
INSTAT: Inflacioni shkon në 2%, rënie e lehtë

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në muajt e fundit inflacioni po shfaqet i qëndrueshëm pranë kufirit të poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni për muajin korrik pësoi një rënie të lehtë në 2%, nga niveli 2,2% i muajit qershor.

Megjithatë, krahasuar me një viti më parë, duket se inflacioni ka një tendencë në rritje, po të krahasohet me muajin korrik 2016 që ishte 1.9%.

Krahasuar me muajin korrik 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,7%, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4%, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “shërbimi arsimor” me nga 0,7 % secili, “komunikimi” me 0,6%, “transporti” me 0,4%, etj.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 13,7%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 11,2%, “peshk” me 4,3 %, “qumësht, djathë e vezë” me 4,1%, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 3,1%, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 3,0%.

Ulja më e madhe vjetore e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 1,7 %, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me nga 0,1 % secili.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni për këtë vit të jetë në nivelin 2.3%, në rritje të ndjeshme nga niveli prej 1.3% i regjistruar në vitin e kaluar.

Rritja graduale e inflacionit po mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës së brendshme, por edhe nga përmirësimet në mjedisin e jashtëm ekonomik, që përcillen në çmime më të larta të lëndëve të para dhe rritje të inflacionit të importuar.

Tags: BSHinflacioniinstatmallrarenie

TË LIDHURA

Bamir Topi: SPAK po spastron politikën! Besoj do të shprehet edhe për procesin zgjedhor
Aktualitet

Bamir Topi: SPAK po spastron politikën! Besoj do të shprehet edhe për procesin zgjedhor

18:00 | 31/05/2025
Topi: PD të mbyllë raportin politik me Berishën
Aktualitet

Topi: PD të mbyllë raportin politik me Berishën

17:34 | 31/05/2025
Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines
Aktualitet

Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines

16:57 | 31/05/2025
Next Post
SHBA po ndjen efektet e ndryshimeve klimaterike

SHBA po ndjen efektet e ndryshimeve klimaterike

Veliaj: Do t’i jap fund mësimit me dy turne, për dy vite do ndërtoj 20 shkolla të reja

Veliaj: Do t’i jap fund mësimit me dy turne, për dy vite do ndërtoj 20 shkolla të reja

Arkivat e shtetit/ Afatet e reja dhe sa duhet të paguani për një dokument

Arkivat e shtetit/ Afatet e reja dhe sa duhet të paguani për një dokument

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Allegri zgjodhi kuqezinjtë, Juventusi tenton të marrë në krye të stolit ish-in e Milanit
Sport

Allegri zgjodhi kuqezinjtë, Juventusi tenton të marrë në krye të stolit ish-in e Milanit

by mirseda
18:02 | 31/05/2025
0

Sipas raportimeve të gazetarit sportiv Horacio Accomando, Juventus ka hyrë në negociata të drejtpërdrejta me trajnerin aktual...

Bamir Topi: SPAK po spastron politikën! Besoj do të shprehet edhe për procesin zgjedhor

Bamir Topi: SPAK po spastron politikën! Besoj do të shprehet edhe për procesin zgjedhor

18:00 | 31/05/2025
Përmbyset kamioni, shpërndahen 250 milionë bletë

Përmbyset kamioni, shpërndahen 250 milionë bletë

17:41 | 31/05/2025
Topi: PD të mbyllë raportin politik me Berishën

Topi: PD të mbyllë raportin politik me Berishën

17:34 | 31/05/2025
Meloni: Kërcënimi ndaj vajzës time, diçka e errët dhe e sëmurë

Meloni: Kërcënimi ndaj vajzës time, diçka e errët dhe e sëmurë

17:22 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com