Insigne ka kaluar në avantazh Napolin me një supergol. Një goditje nga jashtë zone e sulmuesit italian, përfundon në këndin e portës ku portieri e kishte të pamundur që ta arrinte. Napoli kalon në avantazh ndaj Shaktarit dhe rrit shpresat për tu kualifikuar.
Ronaldo ka shpërthyer kundër APOEl-it, pasi ka shënuar dy gola të shpejtë. Në fillim është Marcelo që kroson në zonë dhe ylli portugez kërcen shumë lart dhe topi përfundon në rrjetë. Ndërsa goli i dytë vjen nga gabimi i një mbrojtësi ku përfiton Benzema, i cili bllokohet nga portieri, por Ronaldo vapon dhe godet pa e parë portën dhe topi prek fundin e rrjetës.