Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Infiltrimi i “Stop” që çoi në pranga italianin mashtrues

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Infiltrimi i “Stop” që çoi në pranga italianin mashtrues

Një qytetar denoncon në “Stop” mashtrimin nga ana e shtetasit italian Vito Leonardo Ludovico.

Ky i fundit kërkonte shuma të konsiderueshme parash në formë kapari, për sjelljen e makinerive dhe montimin për fabrikë prodhimi mozzarella.

Vito Leonardo Ludovico rezulton në fakt i dënuar disa herë në Itali për mashtrim. Po kështu ai është dënuar nga Gjykata e Beratit me 12 vjet heqje lirie për mashtrimin e një banke dhe disa qytetarëve.

“Stop” infiltroi persona që ishin të interesuar për biznesin e Vitos dhe njoftoi Policinë e Shtetit.

Vito Leonardo Ludovico u vu në pranga dhe u deportua drejt shtetit italian, ku rezulton i dënuar me 6 vjet heqje lirie për mashtrim dhe i shpallur në kërkim.

Fillimisht “Stop” mori denoncimin e një qytetari.

Gazetari: Ku e ke njohur këtë Viton?

Qytetari: E kam njohur në lokal, ishte me një shokun tim, një fshatar nga anët e mia.

Qytetari: E ftova për darkë e tregova, që merresha me kultivimin e kërminjve. Ai më tha, se kam njohur shumë persona.

Gazetari: Si e njohe Viton? Kur u bë i keq me ty? Kur e kuptove që…?

Qytetari: Kur më mori lekët e shkoi në burg pas 1 muaji. Atëherë mora vesh kush ishte, që i kishte marrë personave të tjerë lekët. Më kuptove?

Gazetari: Sa lekë të ka marrë?

Qytetari: Mua 10 mijë!(euro)

Gazetari: Për çfarë t’i kishte kërkuar këto para?

Qytetari: Për mozzarella, bëmë licencën.

Gazetari: Hapët një shoqëri?

Qytetari: Po, se unë besoja shumë, çfarë bëjmë.., bëjmë? Donte shumë para e bëjmë përgjysmë. Unë i thashë të jap 10 (mijë Euro), marr nga miqtë 2-3 mijë, kisha 3-4 mijë vetë.

Gazetari: Mënjanë!

Qytetari: I bëra 10 (mijë Euro) dhe ia dhashë, bëmë dokumentet të gjitha.

Gazetari: Ai të tha që duhet të blejmë makineritë për mozzarella-n?

Qytetari: Morëm një kapanon me qira.

Gazetari: Ku?

Qytetari: Me qira 1 mijë euro, 1 milionë lekë. Më kërkoi ai djali i kapanonit më jep lekët, se un nuk e njoh atë italianin. Më erdhi mua: ty të njoh, ti do më japësh lekët! Më tha kështu.

Gazetari: Italiani?

Qytetari: Jo ky shqiptari (i kapanonit), Vito iku e i tha: këtë (kapanonin) e dua me qira! Pas një muaji më tha: më sill paratë! Çfarë parash,- i thashë unë. Ne nuk kemi filluar. Nuk më plas fare! Më jep lekët, o trap! O trap,- i thashë,- t’i jap unë lekët!

Gazetari: Po ju s’kishit filluar akoma?

Qytetari: E çfarë të bëj? Të zihem për 1 milionë?! Çfarë të bëja?!

Gazetari: I dhe lekët atij?

Qytetari: E çfarë të bëja? Të vritesha për 1 milionë lekë?!

Gazetari: Ti zbulove, që Vito iku në…

Qytetari: Shkova në Berat me avokatin e tij e i thashë: kshu, kshu, që i dhashë këto para, për të bërë mozzarella. Ai kishte punuar në Berat, kishte marrë lekë nga persona të tjerë, nga unë, nga ty…

Gazetari: Avokati të tha, që është i famshëm për këto gjëra?

Qytetari: Unë e pyeta kështu, si ka bërë ai…Eh, po ka marrë 30 mijë, -ma tha ai (avokati) kështu.

Gazetari: Avokati?

Qytetari: Se ndonjë dokument, që i ke dhënë lekë.., mirë, në qoftë se nuk ke më tha, ik pirdhu! E ika tutje.

Nga një kërkim i thjeshtë në Google, gazetari i “Stop” zbuloi se Vito Ludovico ishte dënuar me dhjetëra herë për veprat penale kryesisht të mashtrimit.

“Të dhënat nga sistemi i drejtësisë italiane: Në vitin 1984 Vito Ludovico dënohet për lëshimin e çeqeve bosh. Në vitin 1993 dënohet nga Gjykata e Torinos për përvetësim të paligjshëm. Në 1994 dënohet përsëri nga Gjykata e Torinos për falimentim mashtrues në bashkëpunim. Në 1997 dënohet për zhvatje e mbetur në tentativë. Në 1998 dënohet për mashtrim me çeqe. Në 1999 dënohet përsëri për mashtrim. Në vitin 200 dënohet për mbajtjen e sendeve të vjedhura. Në 2007 dënohet përsëri për mashtrim.”

Edhe duke parë sistemin gjyqësor në Shqipëri rezulton që në Gjykatën e Beratit, Vito Ludovico është dënuar nga gjykata me 12 vite heqje lirie për këto vepra penale.

Ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezultojnë më dhjetëra biznese në emër të Vito Ludovico-s. Duket që terreni shqiptar kishte qenë optimal për Viton, për të korrur sukses në fushën e mashtrimit.

Stop arriti të gjente kontaktin e Vito Ludovicos dhe pavarësisht se nuk qe e lehtë i infiltruari i emisionit investigativ u takua me të.

Vito: Urdhëro!

Gazetari: Më dëgjon?

Vito: Unë jam Vito!

Gazetari: Më dëgjon? Ça bën? Si je?

Gazetari: Kemi folur njëherë bashkë! Kemi folur para nja një muaji. Jam një djalë nga Saranda, që dua…

Vito: Për çfarë?

Gazetari: Për një kështu..,dua të bëj një fabrikë mozzarelle! Po pimë një kafe, o burrë! Flasim nga afër, se nuk të gjen gjë, o burrë!

Vito: Se nuk më intereson, se nuk ka punë. Unë nuk humbas punë. Më kupton? Nuk humbas kohë.

Pas bisedës në telefon erdhi takimi…

Ortaku i Vitos: Ça bëre? Si dukesh? Si je?

Gazetari: Si ia kalon?

Ortaku i Vitos: Vito!

Vito: Ç’kemi? Vito!

Ortaku i Vitos: Një kushëriri im! Hajt ulemi këtej!

Gazetari: Si jeni?

Ortaku i Vitos: Si dukesh?

Gazetari: Mirë!

Ortaku i Vitos: Vitua është…

Gazetari: Më ndihmo pak me përkthimin vlla se…, s’e kuptoj fare fare, gjëra të vogla.

Ortaku i Vitos: Bravo! Po të ka vajtur mendja mirë! Po të jap një konsilio (këshillë) i thonë këta italianët! Të ka vajtur mëndja mirë, se aty në Sarandë un njoh dynjanë.

Vito: Kjo është kazani.

Gazetari: Po!

Vito: Ky kazani vete 10 mijë euro, është me fund të dyfishtë, është i hapur brenda. Kjo cisterna e qumështit e vogël për ty 10 mijë, kjo 150, kjo…

Gazetari: Bëhet fjalë për 500-600 litra.

Vito: Ditë për ditë, kjo cisterna jote fringo nuk shkon mirë. Më kupton? Por e gjeta të ri, i ri. Më kupton? I ri, inoks i ri, vetëm për ty i ri.

Ortaku i Vitos: Se këto dy ditë nisemi për Serbi. Po montojmë andej një fabrikë për mozzarela në Serbi me ca serbë.

Vito: Vete kaldaja, vete kaldaja e përdorur me garanci.

Ortaku i Vitos: Kaldaja e përdorur, por ka garanci brenda.

Gazetari: Ti më bëre një preventiv 45 mijë euro, pa montimin.

Vito: Pa montimin!

Gazetari: Me montimin, sa vete?

Vito: Montimi, budallallëqe, sepse kaldaja 2 orë punë ka.

Ortaku i Vitos: 2 orë punë ka kaldaja.

Vito: Linja, vakumi.

Gazetari: Janë lekë dhe ato! 2 orë punë ai, që do vijë ta montojë, janë lekë, ai do…

Vito: 1 ditë puna këtu në Shqipëria, 250 euro.

Ortaku i Vitos: 250 euro 1 ditë pune.

Gazetari: 1 ditë punë ka ai dhe e mbyll?

Vito: Për të bërë tubat e të gjitha, 2 ditë.

Ortaku i Vitos: 2 ditë ka.

Gazetari: 2 ditë, domethënë 500 euro i do ai.

Ortaku i Vitos: Duhen për montim!

Gazetari: Ai e monton të gjithë, me gjithë qumështin, me gjithë këto, e vë në punë, me pak fjalë, ai e vë në punë.

Ortaku i Vitos: Do takoni Donin, do bëjë qumështin, të gjitha me radhë, është veteriner.

Vito: Jam…, shpjegoji, karrocat me rrota!

Ortaku i Vitos: Karrocat janë me rrota.

Vito: Vetëm Skrematriçja, (Pajisja që bën kremin e mozzarella-s) duhet ta montoj unë!

Ortaku i Vitos: Vetëm skrematriçen do të montoj unë!

Vito: Zangola!

Ortaku i Vitos: Zangola, që bën gjalpin!

Ortaku i Vitos: Dhe kaldajën!

Vito: Të tjerat, janë tuba me karroca.

Gazetari: Sa paradhënie do?

Ortaku i Vitos: Sa paradhënie duhet, për të lenë kapar?

Vito: 30 përqind!

Ortaku i Vitos: Të vlerës!

Gazetari: Dhe sa lekë i bie? 15 mijë euro a sa? 10 mijë euro?

Vito: 45 mijë!

Gazetari: Është e gjitha ajo!

Vito: 30 përqind, 20 mijë euro.

Gazetari: I do?

Vito: Me shkrim unë dhe ti. Unë i nënshkruari Vito Ludovico, marr 20 mijë euro për kazan, kjo.., kjo.., kjo.., më kupton?

Vito: Frigorifer, unë nuk ta kam vënë në preventiv dhomën frigoriferike.

Ortaku i Vitos: Do dhe një dhomë frigoriferike!

Vito: Frigoriferin e gjej këtu në Shqipëri.

Gazetari: Sa lekë vete një dhomë frigoriferike?

Vito: Një dhomë frigoriferike 4 me 4, bën 6 mijë euro.

Ortaku i Vitos: Të ka vajtur mëndja mirë dhe këtë njeri do ta kesh, se nuk e lëshoj unë kam kaq vjet me këtë! Tani këtë njeri do ta kesh në kuptimin, e si i thonë, asistencës!

Vito: Shpjegoji një gjë! I gjej unë një djalë.

Ortaku i Vitos: Të gjej unë një njeri,- thotë.

Vito: Sepse unë jam në Serbi, nuk të mësoj dot.

Ortaku i Vitos: Nuk të mësoj dot,- thotë!

Vito: Të gjej unë!

Ortaku i Vitos: Të gjej unë! Dëgjoje deri në fund!

Vito: Të gjej unë një shokun tim nga Italia!

Ortaku i Vitos: Një kushëriri i këtij, që vjen nga Italia.

Vito: Që vjen një muaj, dy muaj, ti ke mësuar.

Ortaku i Vitos: Vjen një muaj dy muaj, të të mësojë.

Dhe pasi emisioni “Stop” e gjeti ku ndodhej Vito, kishte kontaktet me të dhe u ul në tavolinë njoftoi Policinë e Shtetit.

Pas kësaj u la një takim tjetër me italianin, e ndryshe nga sa priste, Vito nuk u takua me personin që do t’i jepte kaparin, por me efektivët e Policisë së Shtetit. Tashmë ai ndodhet në Itali, ku do të përballet me drejtësinë.

Në fund drejtuesi e “Stop” falenderuan Policinë Shqiptare për profesionalizmin dhe kishin një apel edhe për qytetarët.

“Dua të bëj një apel shumë të madh për gjithë qytetarët, që kanë informacion për italianë a francezë që i kanë mashtruar: Na jepni vetëm emrin. Apo për shqiptarë të tjerë që ju mashtrojnë përditë, që ju kanë marrë paratë dhe nuk jua kthejnë”./tvklan.al

Tags: "STOP"infiltrimiItalianimashtrues

TË LIDHURA

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane
Aktualitet

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025
Samiti i Tiranës: Moment historik për Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

Samiti i Tiranës: Moment historik për Ballkanin Perëndimor

21:56 | 16/05/2025
Next Post
Shuhet në moshën 95-vjeçare ish-Presidenti i Zimbabwe

Shuhet në moshën 95-vjeçare ish-Presidenti i Zimbabwe

Përgjime për ministra e funksionarë të tjerë/ Grida Duma paralajmëron “tërmet”

Përgjime për ministra e funksionarë të tjerë/ Grida Duma paralajmëron “tërmet”

“Shkove me lule si tek e dashura”, avokati i Mihalit nuk lë gjë pa i thënë Klosit (video)

"Shkove me lule si tek e dashura", avokati i Mihalit nuk lë gjë pa i thënë Klosit (video)

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç
Showbizz

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

by mirseda
23:16 | 16/05/2025
0

Dalja e Albës dhe më pas Limit nga Ferma VIP, krijoi një mister gjatë kësaj jave te...

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

23:13 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com