Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Industria e filmit në kohën e koronavirusit

6 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Industria e filmit në kohën e koronavirusit

Këtë javë bota e filmit do të mblidhej në jug të Francës për festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë. Por për shkak të krizës së Coronës Festivali i Cannes u anulua. Disa festivale më të vogla po reagojnë ndryshe.

As tapetë të kuq, as yje të kinematografisë, as Palmë e Artë. Për shkak të Coronës organizatorët e Festivalit të Filmit në Cannes e anuluan atë. Fillimisht ata menduan ta zhvendosnin festivalin në fillim të verës. Por edhe kjo ide u hodh poshtë.

Sikurse edhe ideja e organizimit të festivalit në internet. Drejtori i Festivalit Thierry Frémaux tha në një intervistë se ky festival me historinë, shpirtin, shkëlqimin dhe traditën e tij nuk mund të shndërrohen në një festival online. Edhe pse kjo deklaratë mund të tingëllojë arrogante pas saj fshihen edhe rezerva të lidhura me çështje ekonomike dhe të të drejtave të autorëve të filmave që do të prezantoheshin në Cannes.

Online nuk do të thotë falas

Maji është koha e festivaleve të filmit edhe në Gjermani. Gjysmën e parë të majit do të zhvilloheshin normalisht katër festivale të rëndësishëm ai në Oberhausen, në Shtutgart, në Visbaden dhe Mynih. Festivalet u anuluan për shkak të pandemisë, por ndryshe nga festivali në Cannes, organizatorët vendosën t’i ofrojnë disa nga filmat që kishin në program në internet. Disa festivale planifikohen të riorganizohen në vjeshtë me shpresën se deri atëhere do të jetë përsëri e mundur që filmat të shfaqen para spektatorëve.

Për shembull festivali i 20-të “GoEast” i Filmave nga Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili qe parashikuar të zhvillohej nga 5 deri në 11 maj në Viesbaden, u anulua shtatë javë para fillimit. Por organizatorët vendosën për “një zgjidhje hibride”.

Gjatë periudhës disa nga pikat kulmore të programit u ofruan në inernet me pagesë, kurse disa filma të tjerë u shfaqën falas. Edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua online. Organizatorët parashikojnë t’i inkuadrojnë shfaqjet e filmave të festivalit “goEast” në festivalin “exground filmfest” që zhvillohet në nëntor.

Eksperimente në internet bënë edhe organizatorët e Festivalit të 27-të të Filmit Vizatimor në Shtutgart (5-10 maj). Drejtori i festivalit Ulrich Wegenast tha se reagimet e publikut ishin pozitive dhe se ata kishin shitur mjaft bileta per shfaqjen e filmave në internet. Kështu mbi 250 filmat vizatimorë, që përbëjnë thuajse të gjithë programin e festivalit u shfaqën në internet.

Edhe organizatorët e “Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Oberhausen” (13-18 maj) do t’i shfaqin filmat në internet. Bileta për të parë filmat në internet kushton 9.99 euro dhe me të mund të shikosh rreth 350 filma të shkurtër dhe të ndjekësh diskutimet. Të ardhurat do të shkojnë në favor të një fondacioni kulturor. Në mënyrë të ngjashme po veprojnë edhe organizatorët e festivalit “DOK.fest” në Mynih.

Ekranet e kinemasë dhe spektatorët mbeten përbërës të rëndësishëm të festivaleve
Por festivalet online nuk do të jenë model për të ardhmen, theksojnë organizatorët e festivaleve. “Ne jemi tejet të bindur që filmat kanë nevojë për ekranin e madh të kinemasë dhe për këtë arsye kemi vendosur qëllimisht që të mos e ofrojmë programin tonë plotësisht online. Qëllimi ynë i shpallur mbetet kinemaja si vendi i vetëm i vërtetë për filmin. Gjëja më e bukur e një festivali filmi janë “takimet midis audiencës, kineastëve dhe përfaqësuesve të industrisë së filmit” – thotë drejtori i festivalit të Oberhausenit Lars Henrik Gass.

Organizatorët e festivalit në Cannes po mendojnë nëse mund të bashkëpunojnë me Festivalin e Venecias që planifikohet të zhvillohet në fillim të shtatorit (2-12 shtator). Festivali i Venecias, është bashkë me atë të Cannes dhe Berlinalen një prej tre festivaleve më të mira në botë.

Një festival filmi online për të gjithë

Po ashtu organizatorët e festivaleve në Cannes dhe Venecia, ata të Berlinales, të Festivalit të Filmit në Toronto si dhe disa festival të tjerë ndërkombëtarë duan t’u ofrojnë në periudhën 29 maj deri 7 qershor filmëdashësve në të gjithë botën një festival online falas përmes YouTube. Nën moton “Ne jemi një: Një Festival Global Filmi” do të shfaqen filma artistikë, filma me metrazh të shkurtër, filma dokumentarë, muzikë dhe tryeza të rrumbullakëta virtuale. /DW

Tags: filmindustrikoronavirus

TË LIDHURA

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Kanosi me armë zjarri punonjësit e policisë, arrestohet 52-vjeçari

Kanosi me armë zjarri punonjësit e policisë, arrestohet 52-vjeçari

Portugalia cakton datën zyrtare për rifillimin e Premier Ligës

Portugalia cakton datën zyrtare për rifillimin e Premier Ligës

“Ekonomia shqiptare pritet të tkurret me 9%”, kë fajëson Basha

“Ekonomia shqiptare pritet të tkurret me 9%”, kë fajëson Basha







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg Rezart Taçi për pastrim parash
Aktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg Rezart Taçi për pastrim parash

by mirseda
16:52 | 07/04/2026
0

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Rezart Taçi. Ky i fundit është dënuar me 11...

Donald Trump paralajmëron vdekjen e qytetërimit e tyre, Iran mban mbyllur Ngushtica e Hormuzit

Donald Trump paralajmëron vdekjen e qytetërimit e tyre, Iran mban mbyllur Ngushtica e Hormuzit

16:49 | 07/04/2026
Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

16:35 | 07/04/2026
Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

16:27 | 07/04/2026
Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

16:22 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com