Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Incidenti i Pascagoula: Kur dy amerikanë pretenduan se u rrëmbyen nga alienët

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Incidenti i Pascagoula: Kur dy amerikanë pretenduan se u rrëmbyen nga alienët

Nga Gillian Brockell “The Washington Post”

Ajo që është 100 % e sigurt për mbrëmjen e 11 tetorit 1973 është kjo: Kur Charles Hickson dhe Calvin Parker Jr, mbërritën në departamentin e policisë në Pascagoula të Missipit, ishin të tmerruar. Të dy burrat u thanë autoriteteve se ishin rrëmbyer për një farë kohe nga alienët. Secili prej tyre kishte nga një plagë në njërin krah.

Policia u përpoq të provonte se ata po mashtronin, por nuk funksionoi. Hickson dhe Parker, e kaluan testin e makinës të së vërtetës. Pak ditë më parë, në bregun e lumit ku të burrat pretenduan se ndodhi kontakti me alienët, u vendos një pllakat përkujtimore, duke e quajtur atë një nga rastet “më të mirë-dokumentuara” të rrëmbimit nga alienët.

https://www.youtube.com/watch?v=ismzsw6QTRQ

Pas dekadave të shmangies së vëmendjes së medias, Parker mori pjesë në ceremoninë e rastit. Hickson ndërroi jetë në vitin 2011. Në vitin 1973, Hickson ishte eprori i Parker në një kantier detar. Të dy shkuan pas punës për peshkim me një anije të vjetër, dhe ndodheshin ende në bordin e saj kur perëndoi dielli.

“Isha gati për të kapur ndonjë peshk më shumë”- tha Hickson në vitin 1975 për “The Washington Post”, “kur dëgjova një lloj tingulli të veçantë”. “Ktheva kokën dhe pashë një dritë blu shumë të ndezur. Edhe Calvin po e shihte atë. Ne pamë një objekt me një diametër prej 10 metrash, me një kupolë të vogël në krye”- kujton ai.

Sapo zbriti në tokë, prej tij dolën 3 krijesa të vogla. Papritmas, burrat u paralizuan. Krijesat i kapën me duart e tyre dhe i tërhoqën ato drejt objektit fluturues tha ai. “U futa brenda”- u shpreh Parker për “Biloxi Sun Herald” në vitin 2018. Hickson tha se ata iu nënshtruan një ekzaminimi fizik nga një objekt që dukej si një “sy i madh”, ndërsa një tingull i vazhdueshëm mekanik zhurmonte gjithë kohën.

Më pas, që të dy u hodhën poshtë në bregun e lumit ku po peshkonin. Hickson e gjeti Parkerin në këmbë, duke ngritur duart drejt qiellit dhe duke ulëritur, tha ai për “The Washington Post”. Ata vrapuan të kërkojnë ndihmë. Në fillim, policia mendoni se ata ishin të dehur. Ose gënjeshtarë. Pas intervistimit të dy burrave, hetuesit u larguan nga dhoma, teksa kishin regjistruar fshehurazi dëshmitë, duke shpresuar t’i kapnin në gabim Hickson dhe Parker.

Por kjo nuk ndodhi. Ata vazhduan të flisnin mbi atë që kishin parë, dhe se ishin tejet të frikësuar. “Ne bëmë gjithçka që dënim, për të demaskuar historitë e tyre”- tha shefi i policisë së qarkut Jackson, Glen Ryder për “The Washington Post në vitin 1975. “Nëse ata më kanë gënjyer, atëherë duhet të shkojnë të aktrojnë në Hollivud!”.

Brenda pak orësh, historia e tyre u një lajm kombëtar. Pati konferenca për shtyp, dhe dëshmi publike të dy burrave, që kishin ende një pamje të tronditur në fytyra. Një nga hetuesit e rasteve me UFO-t nga Universiteti Northuestern, mori menjëherë kontakt me ta, dhe se historia e tyre u verifikua.

Skeptikët i quajtën gënjeshtarë, ose thanë që Hickson kishte pasur një episod të paralizës së gjumit me halucinacione hipnagogjike, ndërsa Parkeri ishte “shumë i sugjestionueshëm” Mijëra njerëz që besonin tek jeta aliene, mësynë në Pascagoula. Të mbështjellë me mushama, ata qëndruar disa net me radhë në vendngjarje, duke fjetur në makinat e tyre, në pritje të vizitorëve nga një botë tjetër.

Hickson, asokohe 42 vjeç, ishte i mirënjohur në komunitet, prandaj ndoshta ndihej si më i aftë për të përballur me vëmendjen e madhe mediatike. Ai ia tregoi përvojën cilitdo që donte ta dëgjonte atë. Madje botoi një libër në vitin 1983. Nga ana tjetër Parker, ishte vetëm 19-vjeç kur ndodhi ajo ngjarje.

Ai sapo kishte mbërritur në Pascagoula nga një qytezë edhe më e vogël, dhe kishte bërë plan të fitonte ca para, se të rikthehej në shtëpi për t’u martuar.  Ai i tha medias se ishte lodhur nga trajtimi i kësaj çështje, dhe nuk e mbante mend se çfarë kishte ndodhur. Ishte e vetmja gënjeshtër që pati thënë mbi atë ngjarje, i deklaroi gazetës “Sun Herald” në vitin 2018.

Në fakt, ai e kujtonte mirë atë që ndodhi atë natë, dhe kishte frikë se alienët e kishin infektuar me diçka. Ndaj kur kthye në shtëpi pas raportimit në polici, bëri një dush duke përdorur dezinfektues. Brenda pak javësh, ai u largua nga qyteti. U martua dhe gjeti një punë në fushat e naftës. Nëse dikush do ta njihte, ai do ta linte punën.

Nëse Hickson po përpiqej të pasurohej nga ajo histori, gjërat nuk ecën si duhet. Parker i tha “Sun Herald”, se para vdekjes së Hickson në vitin 2011, ai i paguante herë pas here faturën elektrike.

Parkeri, tani në të 60-tat, ka ridalë në skenë vitet e fundit, dhe në vitin 2018 botoi një libër të tijin.

Në marsin e këtij vit, teksa qyteti po diskutonte planet për vendosjen e pllakatës, dolën dëshmitarë të rinj, që treguan për të përditshmen e Missitipit “Clarion-Ledger”, se gjatë asaj nate, ata panë një objekt fluturues të paidentifikuar me drita blu ndezura që fluturonte mbi lumë.

Ata thanë se e kishin mbajtur sekret këtë gjatë gjithë këtyre viteve, pasi i druheshin reagimeve të njerëzve. Njëra prej tyre, Maria Blair, tha:”Historia është shumë e vërtetë. Kjo është ajo që më ka shqetësuar për 45 vjet. Ka qenë në mendjen time për 45 vjet!”./ Tirana Today 

Tags: alienëtdy amerikanëIncidenti i Pascagoula

TË LIDHURA

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

22:58 | 23/06/2025
Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…
Bota

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi
Bota

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Next Post
Ngjarja tronditëse në Kavajë, reagon Meta: Të parandalohet përsëritja e akteve të tilla

Ngjarja tronditëse në Kavajë, reagon Meta: Të parandalohet përsëritja e akteve të tilla

Doli për të blerë bukë, kush është viktima që u ekzekutua në mes të Kavajës (Emri)

Doli për të blerë bukë, kush është viktima që u ekzekutua në mes të Kavajës (Emri)

Përplasje me thika mes të rinjve në Shkodër, 19-vjeçari në gjendje të rëndë

Përplasje me thika mes të rinjve në Shkodër, 19-vjeçari në gjendje të rëndë

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com