Shoqërohen dy protestues në Korçë, si dhe bllokohen dy autobusë që pritej të mbërrinin në kryeqytet për t’iu bashkuar protestës së opozitës së bashkuar, e cila nis në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Lajmi bëhet i ditur nga Andrea Mano, kreu i PD-së në Korçë, i cili akuzon se protestuesit janë shoqëruar pa asnjë motiv, ndërsa policia sipas tij po ushtron presion mbi protestuesit.
Mano deklaroi se dy protestuesit e shoqëruar janë Artur Keci dhe Klement Karafili, ky i fundit ish-polic dhe po mbahen pa asnjë arsye të shoqëruar.
Protestuesit janë ndaluar në një postbllok policie në hyrje të qytetit, në autobusin me të cilin po udhëtonin drejt Tiranës.