Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Inceneratori i Fierit/Falsifikuan dokumentet, ndërtohet mbi tokë bujqësore

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Incineratori i Fierit, sërish skandal me koordinatat

Ndërsa debati mbi ndërtimin e inceneratorëve është përqendruar te rreziku relativ i ndotjes, disa të dhëna sugjerojnë se qeveria shqiptare mund të jetë kompromentuar në akte të falsifikimit të dokumenteve pronësore mbi tokën ku do ndërtohen këta inceneratorë.

Hashtag.al ka realizuar një hulumtim mbi pronën ku do të ndërtohet inceneratori i Fierit ndërsa të dhënat e zbuluara sugjerojnë se konvertimi i kësaj prone nga tokë bujqësore në tokë truall është kryer në mënyrë të dyshimtë.

Le të ta shpjegojmë fabulën në mënyrë elementare.

Trualli ku është përcaktuar ndërtimi i këtij inceneratori ndodhet në një nyje kufitare që lidh tre fshatra Mbrostar-Kallm-Verri.

Kjo zonë është e gjitha bujqësore, kështu ka qenë prej dekadash. Në regjistrin e Kadastrës së Fierit kjo zonë identifikohet me shifrën KZ-2636. 
Ngastra konkrete ku është parashikuar ndërtimi i inceneratorit  është KZ-2636 me numër pasurie Nr.1.

Kjo pasuri ka qenë përherë tokë bujqësore dhe për ta konvertuar në tokë truall(me qëllim ndërtimin e inceneratorit)  duhet një vendim i posaçëm i qeverisë që autorizon konvertimin.

Hashtag.al bëri një kërkim të detajuar nëse ekzistonte një vendim i tillë qeverie, por një vendim i tillë nuk dukej askund.

I vetmi vendim qeverie ishte ai për shpronësimin e kësaj ngastre (lexo këtuvendimin e plotë), e cila konsiderohej automatikisht si tokë truall, bazuar në të dhënat e hipotekës së Fierit.

Por si u konvertua nga tokë bujqësore në tokë truall kjo ngastër e çmuar ku do ndërtohet inceneratori? 
A e kishte autorizuar qeveria konvertimin apo procesi është falsifikuar.

Për ta zbuluar këtë, ndoqëm një formulë të thjeshtë. Nëse do e kishte konvertuar qeveria me vendim të posaçëm, atëherë kjo ngastër jo vetëm do ishte regjistruar në hipotekë si tokë truall, por njëkohësisht ngastra do ishte fshirë dhe nga regjistri i tokave bujqësore të DAMT-së Fier.

DAMT-ja është një organ në varësi dyfishe nga Ministria e Bujqësisë dhe Këshilli i Qarkut të Fierit.

Për çdo vendim qeverie që autorizon konvertimin e tokës bujqësore në truall, në fund të vendimit shkruhet “autorizohet Ministria e Bujqësisë dhe këshilli i Qarkut për zbatimin e këtij vendimi” (Shembull: Lexo këtu një VKM konvertuese).

Pra nëse do ekzistonte një vendim qeverie që kishte bërë konvertimin e ngastrës nga tokë bujqësore në tokë truall, automatikisht DAMT-ja do e kishte fshirë nga regjistri i saj i tokave bujqësore.Për ta zbuluar nëse kjo ngastër ekzistonte ose jo në regjistrin e DAMT-së, Hashtag.al u interesua pranë DAMT-së Fier dhe zbuloi se kjo ngastër jo vetëm që ekzistonte e listuar si tokë bujqësore, por ishte dhe tokë bujqësore e kategorisë  III. Me bonitet III.

Ligji imponon që të gjitha tokat bujqësore me bonitet nga I deri në V, nuk mund të konvertohen në tokë truall(zonë urbane) pa vendim të posaçëm qeverie.

Verifikimi zbuloi se ngastra ishte e regjistruar si tokë truall në hipotekë, por në DAMT-në e Fierit ngastra vijonte të mbetej tokë bujqësore.

Pse ndodh kjo përplasje? Janë falsifikuar dokumentet në hipotekë dhe është bërë konvertimi pa vendim qeverie? Apo ekziston diku një vendim qeverie jo-publik, por në DAMT nuk janë fshirë ende të dhënat?

Zbardhja e së të vërtetës lyp një hetim institucional, mbi të gjithë procedurën e piketimit dhe të regjistrimit të kësaj prone në DAMT dhe hipotekë.
Për më tepër që Fieri është një zonë me hapësira të mëdha industriale-urbane,  ndaj duket pakëz e çuditshme që qeveria ka shkuar mu në mes të tokave bujqësore dhe ka vendosur të ndërtojë aty inceneratorin.Nga ana tjetër, konvertimi i dyshimtë i kësaj toke bujqësore, ka sjellë dhe efekte financiare për pronarin e tokës dhe buxhetin e shtetit.

Vendimi i shpronësimit zbulon se pronar i kësaj ngastre ishte zonja Nevin Godo (Vrioni), ajo është bashkëshortja e politikanit të ndjerë, Sabri Godo. Zonja Godo është shpronësuar për këtë ngastër me sipërfaqe afro 11.1 hektarë, me një shumë prej afro 450 mijë dollarësh.

Qeveria ja ka shpronësuar zonjës Godo ngastrën duke e konsideruar tokë truall, me çmim 415 lekë/m2.

Por nëse kjo tokë do të shpronësohej si tokë bujqësore, çmimi i referencës i miratuar nga qeveria do ishte 269 lekë/m2. Pra dyfish më pak. Hashtag.al

Tags: bujqësoredokumentetFalsifikuanfieritInceneratorimbindertohettoke

TË LIDHURA

Bardhi: Rinumërimi zbuloi vjedhjen e votave në Fier, SPAK të hetojë Ceno Klosin
Politikë

Bardhi: Rinumërimi zbuloi vjedhjen e votave në Fier, SPAK të hetojë Ceno Klosin

15:33 | 05/07/2025
Qytetari ankohet për trotuaret e zaptuara, Rama: T’i heqin vetë, ndryshe gjobë!
Aktualitet

Qytetari ankohet për trotuaret e zaptuara, Rama: T’i heqin vetë, ndryshe gjobë!

15:22 | 05/07/2025
E rëndë në Tiranë, efektivi i policisë qëllon veten me armën e shërbimit
Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe u rrëzua, plagoset 63-vjeçari

14:49 | 05/07/2025
Next Post
Të bukurat e fushës së blertë: Na paragjykojnë për një detaj

Të bukurat e fushës së blertë: Na paragjykojnë për një detaj

Gjyqtarët e korruptuar/KPK nul: Qytetarët ankohen kot, s’kanë prova

Testi i pasurisë/Gjyqtarët nuk tregojnë ku i gjetën 700 mln lekë

Pas 10-vjetorit të Pavarësisë, Kosova ankesë në FIFA: Shqipëria të distancohet

Pas 10-vjetorit të Pavarësisë, Kosova ankesë në FIFA: Shqipëria të distancohet

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Bardhi: Rinumërimi zbuloi vjedhjen e votave në Fier, SPAK të hetojë Ceno Klosin
Politikë

Bardhi: Rinumërimi zbuloi vjedhjen e votave në Fier, SPAK të hetojë Ceno Klosin

by mirseda
15:33 | 05/07/2025
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos...

Qytetari ankohet për trotuaret e zaptuara, Rama: T’i heqin vetë, ndryshe gjobë!

Qytetari ankohet për trotuaret e zaptuara, Rama: T’i heqin vetë, ndryshe gjobë!

15:22 | 05/07/2025
Nga temperatura ekstreme në rrebeshe shiu, moti ndryshon drastikisht këtë javë

Nga temperatura ekstreme në rrebeshe shiu, moti ndryshon drastikisht këtë javë

15:20 | 05/07/2025
E rëndë në Tiranë, efektivi i policisë qëllon veten me armën e shërbimit

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe u rrëzua, plagoset 63-vjeçari

14:49 | 05/07/2025
Turqia arreston 3 kryetarë bashkie, opozita goditet sërish

Turqia arreston 3 kryetarë bashkie, opozita goditet sërish

14:34 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com