Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Impianti/LSI mbolli të keqen në Verri, Kryemadhi bën spektakël

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Impianti/LSI mbolli të keqen në Verri, Kryemadhi bën spektakël

Banorët e fshatit të Verrisë po kundërshtojnë me forcë ndërtimin e incernatorit të përpunimit të mbetjeve, ndërsa gjatë ditës së djeshme, policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2016 ka kontraktuar kompaninë për të ushtruar këtë aktivitet, pa marrë parasysh faktin se çfarë kostoje negative mund të shkaktojë për banorët e Fierit. Ndërkohë sot Kryemadhi ka udhëtuar drejt Fierit ku është takuar me banorët e fshatit Verri, por pa dhënë shpjegime për kontraktimin nga Ministria e Mjedisit-shkruan Tirana Today.

“Po importojnë plehra nga jashtë, na keni në dispozicion. Inceneratori dëmton tokën bujqësore”-theksoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë ditës së djeshme dënoi dhunën e ushtruar nga policia, por duke mos kujtuar faktin e firmosjes së kontratës nga partia e saj në 2016. Kryemadhi u tha banorëve se qeveria Rama po importon plehra nga jashtë, ndërkohë ajo garantoi banorët se LSI do të mbështesë banorët, pasi ngritja e këtij impianti shkakton dëme kolosale për tokat bujqësore-shkruan Tirana Today.

Leja për këtë incernator është rezulton të jetë dhënë në  me një procedurë prokurimi, e cila është shpallur në 13.07.2016. Në koalicioni qeverisës mes PS-LSI, kjo qeveri është drejtuar nga radhët e Partisë Socialiste për Integrim, ndërsa drejtues ishte Lefter Koka. Në prag të protestës edhe Partia Demokratike ka bërë deklarata në lidhje me kauzën e bano0rëve, të cilët kërkojnë me çdo kusht ndalimin e ndërtimit të impiantit të plehrave, ndërsa Basha ka theksuar se shqiptarët nuk e meritojnë të jetojnë në një vend ku iu rrezikohet jeta.Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall.

“Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gjë dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri”-u shpreh Basha.

Kreu i PD-së  ka folur edhe për rastin e ARMO-s, duke e quajtur si një model korrupsioni flagrant për Edi Ramën, pasi sipas  tij, kjo faktohet me situatën e naftëtarëve, të cilët janë flakë në rrugë në mënyrë abuzive.

Për Bashën, interpelanca e djeshme e Ramës ishte si “mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve”.

Basha foli nga Tirana edhe për rastin e ARMO-s, duke e quajtur modelin e korrupsionit flagrant të Edi Ramës, duke e quajtur videokonferencën si “mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve”.

 “50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre”-theksoi Basha.

Vendi se ku do të ngrihet impianti i trajtimit të mbetjeve është përcaktuar nga kjo ministri, që në maj të vitit 2016. Në vijim të aktualiteti disa nga katalogët me të dhëna të hapura (Open Data) kanë të informacion edhe mbi dinamikën dhe zhvillimet e kontratës dhe koncesionarit për Ndërtim dhe Administrim të Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Qarkun Fier.

Ky Koncesion ka zënë fill me një procedurë prokurimi të shpallur në në datën 13. 07. 2016. Autoritet Kontraktues për këtë Koncesion është Ministria e Mjedisit. Afati I Kontratës është 6 vite. Vendndodhja e Koncesionit është paracaktuar që në tenderimin nga kjo Ministri në maj të 2016.  Klikoni këtu për të parë pasaportën e tenderimit

Ndërkohë në Regjistrin e Koncesioneve tek portal Shoqëri Biznesi, janë të dhënat për shoqërinë e biznesit, koncesionare që është krijuar për këtë Kontratë Koncesionare. Pasaporta ka edhe Kontratën, Aktine themelimit të Shoqërisë.

Nga informacioni i përditësuar me Kontratë:

Pas shpalljes së fituesit të prokurimit për koncesionin konkretisht bashkimi i operatorëve Integrated Technology Services si shoqëri shqiptare dhe Energy2 srl si shoqëri e huaj, në datën 15 shtator 2016, fituesit kanë proceduar me themelimin e kompanisë koncesionare që është Integrated Technology Waste Treatment Fier me NIPT L62205045F.1)Kompania Koncesionare është regjistruar në datën 3 tetor 2016, me formën shoqëri me përgjegjësi të kufizuar shpk, me kuota ortakësh të ndara 80 me 20 % ndërmjet Integrated Technology Services si shoqëri shqiptare dhe Energy2 srl (shoqëri e huaj). Në total kapitali themeltar i shoqërisë është 100 mijë lekë, plus të drejta mbi një kontratë të veçantë koncesionare.2) Objekti i Punës së kompanisë koncesionare të sapokrijuar është i lidhur me Objektin e Koncesionit: Ndërtim, administrim, operim dhe transferim i impianti të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë tek Autoriteti Kontraktues, ku përfshihet financimi, ndërtimi, vënia në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, shitja dhe eksportimi i energjisë elektrike, në zbatim të kontratës së koncesionit apo projektit në tërësi.3)Brenda muajit tetor, të dy ortakët e kompanisë kanë bërë shitje të 30% të kuotave me vlerën 30 mijë lekë të reja. Konkretisht shoqëria italiane Energy 2 srl ka shitur të plota 20% të kuotave të saj ndërsa Integrated Technology Services ka shitur 10% të kuotave të kompanisë. Të dy shitjet janë bërë në favor të shoqërisë aksionare Ndërtim Montimi Patos. Kompania në fjalë, me aksioner të vetëm zotin Flamur Kollozi është tashmë zotëruese e 30% të kuotave të shoqërisë koncesionare, me të drejta edhe mbi kontratën e koncesionit.Pasaportën e kompanisë koncesionare dhe pasaporta të kompanive që zotërojnë koncesionarin ju mund ti gjeni të plota tek Open Data Albania dhe rubrika Shoqëri Biznesi. Çdo pasaportë ka të dhëna për kapital, objekt, vlera kontabël, aksioner, ortak, seli, dhe Akte të klikueshme që përkojnë me karakteristika të shoqërive tregtare. TIRANA TODAY.

Tags: ImpiantikeqenKryemadhilsispektakelVërri

TË LIDHURA

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE
Aktualitet

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”
Aktualitet

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025
Grabitje në rrugë dytësore pranë autostradës, taksisti denoncon pasagjerin
Aktualitet

Grabitje në rrugë dytësore pranë autostradës, taksisti denoncon pasagjerin

21:33 | 30/05/2025
Next Post
Djegin kabllot për t’u marrë bakrin, ndotje alarmante

Djegin kabllot për t'u marrë bakrin, ndotje alarmante

Zgjohet Partizani, firmos me talentin shkodran dhe mbrojtësin boshnjak

Zgjohet Partizani, firmos me talentin shkodran dhe mbrojtësin boshnjak

Forbes: Dua Lipa dhe Rita Ora, yjet shqiptare që ndriçojnë në botë

Forbes: Dua Lipa dhe Rita Ora, yjet shqiptare që ndriçojnë në botë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com