Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ilir Meta mbajti postin, humbi fabulën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Meta në komisionin hetimor, Fuga: Ky është turp, mirë bëri që anuloi zgjedhjet

Nga: Skënder Minxhozi

“Më kapën në baçen e komshiut, por nuk kisha hyrë pa leje. Vetëm sa kisha tejkaluar gardhin e baçes time”. Kjo është linja që po përdorin këto orë në Presidencë dhe rreth saj (kupto në opozitë dhe mediat aleate), pas daljes së raportit të Komisionit të Venecias, për ta kthyer karikaturën e anulimit dhe shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, në një histori suksesi. Dhe në një bazë ligjore të mjaftueshme për Ilir Metën, për të mos dhënë dorëheqjen.

Presidenti i Shqipërisë, sipas raportit të Venecias, ka gabuar kur ka anuluar zgjedhjet që kishte shpallur fillimisht, ka vepruar në mungesë të situatave të jashtëzakonshme, kur zgjedhjet mund të shtyhen, ka shpërfillur konsensusin politik dhe vijuar me kokë të vet, drejt një procedurë që përbën “tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese”. Pra, kapërcim të sinoreve brenda të cilave duhet të ushtrojë detyrën si kryetar shteti.

Formulimi i Komisionit se këto shkelje, sipas tij, nuk janë të tilla që të çojnë në shkarkimin e Ilir Metës, mund ta ketë shpëtuar formalisht mandatin e presidentit. Pasi e kushtëzoi të ardhmen e hetimit parlamentar të Metës me opinionin e Venecias, kryeministri do ta ketë më të vështirë të avancojë me projektin e shkarkimit, pasi opinioni doli në konkluzionet e mësipërme.

Por fati personal i presidentit ishte në të vërtetë një aksesor në krizën politike të verës që po mbyllet. Pakkush priste që amullia në parlamentin shqiptar, presioni i opozitës në rrugë, mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe hyrja në lojë e Venecias, të krijonte kushtet për furtunën perfekte, që do të merrte me vete Ilir Metën. Megjithëse ky president do të duhej shkarkuar qoftë edhe vetëm për shkeljen flagrante të dhjetorit të shkuar, kur mori përsipër të fusë duart në listën e ministrave për t’u shkarkuar dhe t’u emëruar.

Nga ana tjetër, gondola veneciane nuk ka arritur shpëtojë pjesën më të rëndësishme të asaj që Ilir Meta ka të shtrenjtë në krizën aktuale: fabulën politike me të cilën luftoi për muaj me rradhë. Provohet sot nga arbitra të paanshëm, se 30 qershori nuk duhej shtyrë, se zgjedhjet e “mynxyrshme” me një parti nuk janë shkas i mjaftueshëm për të anuluar procesin, se Kreu i shtetit shkeli kompetencat duke anulluar zgjedhjet dhe se nuk pyeti askënd për datën e re të zgjedhjeve.

Ka rënë e gjithë teorema logjike që Ilir Meta (e bashkë me të edhe opozita), u munduan të ndërtojë, duke vënë emrin dhe fytyrën e vet në rreshtin e parë të luftës kundër zgjedhjeve lokale. Teksa bëhet gati të rehatohet në poltronin presidencial, ka një detyrim publik të thotë diçka për këto shkelje që ia gjeti Komisioni i Venecias. Ashtu siç ka detyrimin të na thotë se çfarë duhet të bëjmë ne zgjedhësit, në datën 13 tetor të këtij viti!

Si çdo krizë shqiptare, që është e ngatërruar, e keq lexuar, keqinterpretuar dhe e manipuluar deri në fyt nga lojrat e pista që prodhon bulevardi qendror i Tiranës, edhe kjo e shkarkimit të presidentit me shumë gjasë do të endet pa busull në detin e sherreve dhe debateve shterpë. Jemi të zotët vetëm të krijojmë dhe mbajmë gjallë kriza, jo të gjejmë zgjidhje.

Në këtë zallamahi tipike shqiptare, raporti i fundit i Komisionit të Venecias na thotë se Ilir Meta ka mbajtur postin, por ka humbur fabulën politike. Zgjidhni e merrni cila nga të dyja është më e rëndë…

 

 

 

Tags: ilir metakomisioni veneciasskender Minxhozi

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Trump kërkon takim me akuzuesin e tij

Trump kërkon takim me akuzuesin e tij

Rama: Sebastian Kurz, kampion i të ardhmes sonë të përbashkët evropiane

Rama: Sebastian Kurz, kampion i të ardhmes sonë të përbashkët evropiane

Si po ringrihet ISIS, përmes teknologjisë së sotme të informacionit

Si po ringrihet ISIS, përmes teknologjisë së sotme të informacionit







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Irani sulmon Katarin, goditet uzina e gazit; paralajmërohet kundërpërgjigje
Bota

Irani sulmon Katarin, goditet uzina e gazit; paralajmërohet kundërpërgjigje

by mirseda
20:43 | 18/03/2026
0

Irani ka sulmuar me raketa qendrën e Tel Avivit. Gjithashtu raportohet se ka goditur rafinerinë më të...

Krim në familje në Itali, burri vret gruan me thikë, më pas tenton t’i japë fund jetës

Krim në familje në Itali, burri vret gruan me thikë, më pas tenton t’i japë fund jetës

20:24 | 18/03/2026
“Radarë dhe kamera”/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

“Radarë dhe kamera”/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

20:10 | 18/03/2026
Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes

E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes

19:26 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com