Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Iliaz Bazna, spiuni shqiptar i Hitlerit që vuri në rrezik fitoren e Aleatëve

7 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri
Iliaz Bazna, spiuni shqiptar i Hitlerit që vuri në rrezik fitoren e Aleatëve

Shqiptari nga Kosova, Iliaz Bazna, ka qenë ndër spiunët më të famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, i njohur me pseudonimin e tij “Ciceroni”. I lindur në Prishtinë në vitin 1904, Bazna u zhvendos shpejt me familjen në Stamboll. Ndoqi fillimisht Akademinë Ushtarake, prej nga ku do të përjashtohej shpejt, dhe do të niste jetën e hajdutit ordiner në Stambollin e pushtuar nga aleatët, duke bërë edhe disa vite burg.

Më pas u punësua në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat, duke u bërë mjeshtër në këtë profesion. Pasi punoi për ambasadorin jugosllav, ai arrin të punësohet nga ambasadori britanik në Ankara, Knaçbull-Hugesen.

Shqiptari u bë njeriu më i privilegjuar dhe më i besuar i tij, duke pasur akses në dokumente shumë të rëndësishme sekrete. Ai prodhoi kopje të tyre, dhe ia ofroi ato gjermanëve për 20 mijë paund. Pas shumë hezitimesh dhe dyshimesh gjermanët pranuan. Nga ai moment Bazna, furnizoi gjermanët me shumë materiale të tjera sekrete, duke përfshirë edhe planet e Konferencës së Kazablankës, dhe asaj të  Teheranit midis Ruzveltit, Çërçillit dhe Stalinit. Nga “Ciceroni”, nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve për pushtimin e Evropës.

Një anti-nazist në rradhët e Rajhut e denoncoi Baznën tek aleatet, dhe kështu rrjedhja e informacionit u ndal në pranverën e vitit 1944, pak përpara zbarkimit të aleatëve në Normandi. Bazna u arrestua në Ankara, por nuk pranoi asnjë nga akuzat. Ai arriti të arratisej, duke shkuar në Amerikën e Jugut. Aty nisi të bënte një jetë lukzose me paratë që kishte fituar nga spiunazhi, deri kur autoritetet vendase zbuluan se shumica e stërlinave britanike ishin false. Bazna u arrestua dhe u burgos sërish. Më vonë lirohet dhe rikthehet në Evropë. Vdes në varfëri të plotë në Turqi në vitin 1971.

Tags: hitleriiliaz bazna

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Sherri në Bruksel/Balla: Boll dhamë shfaqje, problemet tona ti sqarojmë në Shqipëri!

Sherri në Bruksel/Balla: Boll dhamë shfaqje, problemet tona ti sqarojmë në Shqipëri!

Ndryshimi i kufijve, Haradinaj lëshon ‘bombën’: Janë derdhur shumë para

Ndryshimi i kufijve, Haradinaj lëshon ‘bombën’: Janë derdhur shumë para

“Tirana Today”/Edicioni informativ i datës 17 tetor (Video)

"Tirana Today"/Edicioni informativ i datës 17 tetor (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com