Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ikja e kandidateve/Veliaj:Pesha ime “largoi” dy gratë e Bashës. Kodi s’funksionon

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ikja e kandidateve/Veliaj:Pesha ime “largoi” dy gratë e Bashës. Kodi s’funksionon

Pas dorëheqjes së  dy grave demokrate nga mandati që radha t’i vijë biznesmenit Astrit Veliaj për t’u bërë deputet. Dorëzimi i mandatit nga ish-deputeti i Beratit Eduard Halimi ka hapur shumë punë brenda PD-së. Duke qenë se PD-së nuk kishte respektuar kuotat gjinore, mandati i Halimit do t’i kalonte një gruaje dhe radha ishte e psikologes Juvina Jani, e renditur e gjashta në listë.

Por ajo deklaroi se nuk e pranonte mandatin për arsye familjare, kështu që një tjetër grua do ta zëvendësonte. Por edhe laborantja Monika Qosja ka hequr dorë, duke i hapur rrugë kështu Astrit Veliajt drejt parlamentit.

Dy zonjat kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku japin zyrtarisht dorëheqjen nga mandati. Përveç gjeneraliteteve dy shkresat janë të njëjta dhe të dyja deklarojnë se ky vendim ka ardhur për arsye personale dhe është marrë me vullnet të lirë.

Në këto kushte “Tirana Today”, kontaktoi Astrit Veliajn, i cili është shprehur se dy zonjat kanë respektua hierarkinë dhe peshën e listës, dhe se Kodi Zgjedhor sipas tij duhet dyshuar dhe nuk funksionon.

Zhvendosja e dy grave kandidate që pritej të bëheshin deputete të PD-së, a është një lëvizje normale nga ana e forcës politike që ju do të përfaqësoni?

Astrit Veliaj: KQZ do të vendosë, mbasi të mbarojë mbledhjen KQZ  do të vendosë. Për momentin nuk jam. Ndërsa, përsa i përket zhvendosjes së dy zonjave nuk jam unë ai që gjakoj që është anormale,  ligjore apo jo ligjore, e moralshme apo e pamoralshme, një gjë të tillë nuk mund ta gjykoj unë. Në radhë të parë duhet të gjykohet nëse është ligjore apo nuk është ligjore. Nëse gjërat janë ligjore, sigurisht që unë do të rri tek pjesa e ligjit.

A mund të themi që zhvendosja e dy zonjave, është i njëjti rast sikurse bëri Rama në 2013, që zhvendosi dy zonja dhe bëri deputet Arben Ndokën?  

Astrit Veliaj: Jo, jo, të lutëm paralelizma të tillë nuk qëndrojnë. Rasti i Lezhës me rastin e Beratit janë si nata me ditën. Mos të të jap ndonjë shembull  tjetër. Këta dy raste janë si nata me ditën. Unë dua t’i falënderoj ata dy gratë që gjykuan dhe që ato kanë parë peshën hierarkike të listës dhe kanë gjykuar që të respektojnë listën dhe jo Kodin Zgjedhor. Ky është një kod që duhet ndyshuar sepse nuk funksionon. Kjo është ajo që unë gjykoj. Unë nuk kam takuar asnjë njeri, as kryetarin as ata zonjat e nderuara, por unë gjykoj se ata kanë menduar peshën specifike të hierarkisë së listës që fillon me Halimin dhe me mua.

Dikur Lulzim Basha akuzonte Edi Ramën se po anashkalonte gratë vetëm për të futur Arben Ndokën në Kuvend. Rreth 4 vite më parë Basha kundërshtonte futjen e Arben Ndokës në Parlament duke thënë së nuk janë zbatuar listat.

Në Lezhë, katër vite më parë Edi Rama urdhëroi të gjitha gratë socialiste që kandidonin të jepnin dorëheqje sepse sipas ligjit zgjedhor mandati i kalonte një zonje. Dy zonja dhanë dorëheqjen dhe hyri deputet Arben Ndoka.

Sot, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po ndjek me përpikëri të gjithë rrugën që ndoqi Rama 4 vite më parë. E njëjta gjë po ndodh sot me listën e PD-së në Qarkun e Beratit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, pritet të marrë sërish mandatin e deputetit. I renditur i dyti në listën e qarkut të Beratit nga PD, Veliaj pritet të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Eduard Halimit.

Por në qarkun e Beratit, ashtu si në disa qarqe të tjera, Partia Demokratike është gjobitur nga KQZ për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore në lista, duke mos përfshirë asnjë femër në tre emrat kryesues të listës së kandidatëve. Nisur nga ky penalitet i vendosur nga KQZ, demokratëve u hiqet e drejta që mandatin ta marrë deputeti i dytë në listë, Astrit Veliaj.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në listën e Beratit ka vendosur të kandidojnë dy femra, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Nisur nga vendimmarrjet e mëparshme të KQZ-së, mandati i deputetit të lënë nga Eduard Halimi, i kalon psikologes së renditur e gjashta në listë, Juvina Janit.

Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të vendosë lidhur fatin e mandatit të lënë nga Eduard Halimi, ndërkohë që në PD janë të bindur se ai do t’i kalojë ish-deputetit Astrit Veliaj.

Skenari Arben Ndoka zbatohet nga Lulzim Basha, po ikin zonjat dhe po hyn biznesmeni që kishte një mandat deputeti por që nuk iu dëgjua asnjëherë zëri, dhe këtë Lulzim Basha e bëri njësoj si Edi Rama, por këtë herë me ndihmën e vetë këtij të fundit. TIRANA TODAY

Tags: BashësgratëIkjakandidatëveKodilargoipeshas’funksiononVeliaj

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
I dashuri i Luanës sërish në telashe, në gjyq për nxitje drejt vrasjes

I dashuri i Luanës sërish në telashe, në gjyq për nxitje drejt vrasjes

Eurodeputetja: Deputetët t’u kthejnë paratë qytetarëve, të ndiqen penalisht

Eurodeputetja: Deputetët t'u kthejnë paratë qytetarëve, të ndiqen penalisht

Pse ishte e rëndësishme pavarësia e Kosovës për Zvicrën? Flet zyrtarja e lartë

Pse ishte e rëndësishme pavarësia e Kosovës për Zvicrën? Flet zyrtarja e lartë

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com