Me kalimin e orëve agravohet edhe më shumë situata nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Studentët janë përplasur me pedagogun e tyre Jani Marka, i cili është pjesë e Levizjes per Universitetin. Ai u akuzua nga ata, si pjesë e politikës.
Në momentin që pedagogu Jani Marka ka tentuar që të marrë mikrofonin dhe të flasë, ai është pëzënë nga studentët me ovacione dhe forcë. Studentët e kanë shtyrë dhe e kanë përzënë nga protesta, ndërkohë që kjo ka krijuar dhe mjaft tensione midis tyre. “Ai është politikë, po flet në mënyrë politike. Ka lidhje me Arlind Qorrin. Duam që Lindita të na kthejë përgjigje. Ai ka bërë thirrje politike, duke kërkuar që të nxisë përçarje, të shporret që këtu”, ka deklaruar një studente.
Pedagogu Jani Marka, pjesë e Organizatës Politike, shpërtheu në lot përpara gazetarëve pasi u përjashtua nga protesta. Ai tha se Organizata e tij ka protestuar edhe për minatorët dhe vdekjen e Ardit Gjoklajt, duke shtuar se akuzohen si vegla të Erion Veliajt apo të Sorosit.
“E gjitha kjo ishte e paparashikueshme nga ne. Gjithë kjo protestë e jashtëzakonshme, u ka dhënë shpresë shqiptarëve. Doja të flisja për këtë dhunë të ushtruar ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. Historia do të tregojë të vërtetën. Unë Jani Marka, në dy zgjedhjet e fundit i kam bojkotuar.
Ne na akuzojnë pse jemi Organizata Politike. Ne nuk protestojmë vetëm për studentët, por edhe për punëtorët, minatorët. 44 minatorë kanë vdekur vitet e fundit. Ardit Gjoklaj, djali që vdiq tek Sharra. Ne kemi protestuar tek Bashkia dhe ne na quajnë vegël të Erion Veliajt dhe të Soros. Ne nuk kemi vjedhur asnjë cent.
Unë jam dhunuar sot këtu, dhe desha të flisja kundër dhunës.
Është e thjeshtë, janë forumet partiake. Ne do t’i demaskojmë”.
https://tiranatoday.com/studentet-perplasen-fizikisht-me-nje-pedagog-je-perfaqesues-i-levizjes-komuniste/