Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Idrizi ankohet për votat, KQZ: I rinumërojmë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Pas debateve të shumta, KQZ ka marrë vendimin që të rinumërohen kutitë e votimit, ku PDIU pretendon të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit.

Është vendosur që nesër në orën 10:00 të hapen edhe kutitë e votimit që pretendon Partia Socialiste.

Në total do të jenë 72 kuti, 49 të kërkuara nga PDIU dhe 23 të kërkuara nga PS që do të hapen nesër në ambientet e KQZ-së.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi pretendon se mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në qarkun e Tiranës.

Ndërsa PDIU-ja kërkon një mandat për Shpëtim Idrizin, edhe PS-ja kërkon rinumërim në disa qendra votimi, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike që disponojnë dhe shifrave në tabelat e rezultateve.

“Unë ju sfidoj të gjithëve, që nëse hapen kutitë e Tiranës dhe nëse arrini të gjeni një që përputhet me procesverbalet. Votat e pavlefshme janë ndarë mes subjekteve zgjedhore. Kemi mbajtur shënim edhe votat e partive të tjera. Në 90% që ne kontestojmë, kemi patur numërues vetëm në 10% të tyre. Në ato qëndra ku PS kërkon rinumërim, ne kemi patur numërues vetëm në dy prej tyre. Rastet tregojnë se në procesin e numërimit është tjetërsuar vullneti i shqiptarëve”, u shpreh Idrizi.

 

VENDIMET SOT:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi projektvendimet për shpërndarjen e mandateve, në 10 qarqe të vendit, si qarku Vlorë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës dhe Dibër.

Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Vlorë, KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore qarku Vlorë; Partia Socialiste 8 mandate, Partia Demokratike 3 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat.

Për qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike 5 mandate, Partia Socialiste 4 mandate,Partia Social Demokrate e Shqipërisë 1 mandat dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1 mandat.

Për qarkun e Lezhës Partia Socialiste 3 mandate, Partia Demokratike 3 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat.

Për qarkun e Kukësit, Partia Demokratike 2 mandate dhe Partia Socialiste 1 mandat.

Për qarkun e Korçës, Partia Socialiste 6 mandate, Partia Demokratike 4 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat.

Për qarkun e Gjirokastrës Partia Socialiste 3 mandate, Partia Demokratike 1 mandat dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat.

Për qarkun e Fierit Partia Socialiste 10 mandate, Partia Demokratike 4 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate.

Për qarkun e Elbasanit Partia Socialiste 7 mandate, Partia Demokratike 3 mandate, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate.

Për qarkun e Durrësit Partia Socialiste 8 mandate, Partia Demokratike 4 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate. Për qarkun e Dibrës Partia Socialiste 2 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 mandat dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat.

Gjithashtu, KQZ shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak në qarkun Tiranë, Bashkia Kavajë, Ermal Durim Çaça dhe Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, Anxhela Myrtezan Kokomeci.

Tags: KQZkuti votimimandatiPDIUte rinumerohen

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post
24 VJETORI I PD - Deputetja e PD Jozefina Topalli dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate ceremonise festive te 23 vjetorit te krijimit te Partise Demokratike, PD, ne hotel Sheraton./r/n/r/n24 ANNIVERSARY OF THE DEMOCRATIC PARTY - Leader of the Democratic Party, Lulzim Basha and Lawmaker Jozefina Topalli, during the ceremony festive for 24 anniversary of the founding of the Democratic Party, at Sheraton Hotel.

Shpërthen Topalli kundër Bashës: E ka kthyer PD-në në plaçkë

Basha: PD ruan moralin, me Ramën s’mund të ketë zgjedhje të lira

(Video) Rama për takimin me Zaev: Folëm për të ardhmen, lamë pas të shkuarën







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com